Home / Sport / Gabon United, Siti, tjetër shans për titull

Gabon United, Siti, tjetër shans për titull

Mançester Siti ka fituar lehtësisht 4-0 ndaj Uest Bromuiç për të rihapur luftën për titull kampion në Angli, falë edhe disfatës së papritur të Mançester Junajtid në fushën e Uigan më rezultatin 1-0.

Skuadra e Roberto Mançinit ka gjetur formën e saj më të mirë falë magjive të Serxho Aguero, i vetmi që duket në gjendje të tërheqë para skuadrën në momente të vështira. Dy golave të tij i janë shtuar edhe ato të Karlos Tevez dhe David Silva, të cilët kanë vulosur suksesin e rëndësishëm 4-0 duke i dhënë fund një periudhe negative të kësaj skuadre.

Siti tashmë është vetëm 5 pikë larg Junajtid kryesues që u mund në mënyrë të papritur në fushën e Uiganit që lufton për mbijetesë me rezultatin 1-0. Ekipi vendas ka dominuar në këtë ndeshje duke shënuar rastet më të rrezikshme dhe ka parë t’i mohohet një gol i rregullt nga gjyqtarët. Por një gjuajtje perfekte e Maloni në minutën e 50-të nuk i ka lënë mundësi reagimi portierit De Gea duke vulosur humbjen e parë pas 12 ndeshjesh radhazi për Junajtid që kishte marrë 11 fitore e vetëm 1 barazim në këto ndeshje.

Ndërkohë, Arsenali i vendit të tretë ka përforcuar pozitat në klasifikim duke mundur lehtësisht 3-0 Ulvërhempton që duket se është skuadra e parë që do të presë biletën për rënien nga kategoria.

Rezultatet
Man. Siti-Uest Bromuiç 4-0
Uigan-Man. Junajtid 1-0
Ulvërhempton-Arsenal 0-3
QPR-Suonsi 3-0

Renditja
Mançester Junajtid 79, Mançester Siti 74, Arsenal 64, Totenhem 59, Njukasëll 59, Çelsi 57, Everton 47, Liverpul 46, Noruiç 43, Fullhem 43, Sandërlend 42, Stouk 42, Suonsi 39, Uest Bromuiç 39, Aston Vila 35, QPR 31, Uigan 31, Bolton 29, Bllekbërn 28, Ulverhempton 22.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *