Home / Sport / Galliani: Referim i pa pranueshëm

Galliani: Referim i pa pranueshëm

1 prill-“Nuk kam shumë për të thënë. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Por, është hera e dytë që në një ndeshje topi kalon vijën fatale. Kur e kalon vijën fatale, është gol – por jo për ne”.

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur i frustruar me nivelin e referimit në ndeshjen ndaj Catanias që përfundoi me barazim, duke thënë se këto gabime të gjyqtarëve mund të kushtojnë me titull.

“Nuk kam shumë për të thënë. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Por, është hera e dytë që në një ndeshje topi kalon vijën fatale. Kur e kalon vijën fatale, është gol – por jo për ne”.

“Është hera e dytë që po ndodh kjo. Së pari ndaj Juventusit dhe tani ndaj Catanias. Është mjaft e pa pranueshme. Në ndeshjet tjera ata i kanë parë mirë këto gjëra, por ne jemi fatkeq. Shpresoj që fati të mos na e kthejë shpinën për ndeshjet e ardhshme të cilat do të jenë kruciale në luftën për titull”, ka deklaruar Galliani pas takimit.

Allegri kritikon ekipin

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ka kritikuar ekipin e tij për performancën jo të mirë të shfaqur ndaj Catanias, duke mos vënë në gojë fare gjyqtarin e takimit i cili bëri disa gabime skandaloze.

“Ndeshja ishte tepër me tempo të ulët, por ne mbushëm sulmin me topa pa konstrukstuar sa duhet raste. Në pjesën e dytë, Catania është angazhuar më shumë dhe ne ndalëm së luajturi herët”.

“Ishte me rëndësi të fitojmë dhe ne e kemi ditur se do të jetë e vështirë kjo, sepse Catania është ekip shumë i mirë. Sidoqoftë, për momentin, ne kemi forcuar kreun për një pikë”, ka deklaruar Allegri.Telegrafi

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *