Home / Lajme / Maqedoni / Gentiana kërkon ndihmë për të ecur

Gentiana kërkon ndihmë për të ecur

11 prill-Ajo ëndrron se një ditë do të dalë të shëtisë në kmëb dhe me biçikletë dhe se do të shërohet. Edhe pse vetëm 7 vjeçare ajo ka kryer tre operacione edhe atë operacionin e parë në vitin 2005, të dytin në vitin 2007 e ka kryerë në Spitalet e Shkupit ndësa operacionin e tretë vitin e kaluar në Ohërit por as pas këtyre tre operacioneve të kryera kjo voglushe nuk arriti të ec normalisht

Urim Hasipi

Shtatë vjeçarja Gentiana Dauti nga fshati Kamjan i Tetovës, vuan nga paraliza në këmbë dhe si pasojë e kësaj ajo nuk mund të lëvizë. Ajo nuk mund të vijojë mësimin normalisht si krejt shoqet e saj ndërsa është nënë përcjelljen e përhershme të gjyshit të saj Hisni Dauti. Ajo ëndrron se një ditë do të dalë të shëtisë në kmëb dhe me biçikletë dhe se do të shërohet. Edhe pse vetëm 7 vjeçare ajo ka kryer tre operacione edhe atë operacionin e parë në vitin 2005, të dytin në vitin 2007 e ka kryer në Spitalet e Shkupit ndësa operacionin e tretë vitin e kaluar në Ohërit por as pas këtyre tre operacioneve të kryera kjo voglushe nuk arriti të ec normalisht. Ajo ka lindur normalisht por nga temperature në moshë të vogël i është paraqitur paraliza dhe prej atëherë ka problem me ecjen. Edhe pse është akoma e vogël ajo megjithatë ka dëshirë që të shkojë vetë në shkollë ndërsa nuk fsheh dëshirën për një gjë të tillë.“Dëshira ime e vetme është që të ec dhe të shkojë në shkollë me shoqe dhe mos e mundoj gjyshin çdo ditë. Lus njerëzit që kanë mundësi të më ndihmojnë të kryej operacionin”, thotë Gentiana, e cila edhe pse nuk mund të ec normalisht, megjithatë ajo që tani ka njohuri elementare për gjuhën angleze dhe është një talente e vërtetë. Në shtëpinë e tyre në fshatin Kamjan, atë e gjejmë me libra në dorë duke u përgatitur për shkollë. Ndërsa gjyshi i saj Hisni Dauti flet për jetën e mbesës së tij. Ai thotë se kjo familje i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ta shëruar Gentianën, por tani janë shterur të gjitha mundësitë. “Neve si familje e kemi dërguar në të gjitha vendet ku na është thënë se mund të shërohet, por pa sukses. Tre herë e kemi bërë operacion por pa sukses. Neve na kanë thënë se ka shërim edhe atë në Minhen të Gjarmanisë. Atje është një spital i mirë në të cilin shkojnë pacient nga e gjithë Evropa dhe shumë persona kanë gjetur shërim atje.Në bazë të informatave që i kemi marë operacioni kushton mbi 30 mijë euro, ne mundësi nuk kemi dhe për këtë i lusim qytetarët që të na ndimojnë kush sa ka mundësi”, thotë gjyshi i Gentianës, Hisni Dauti. Sipas tij familja këto të holla nuk ka mundësi ti sigurojë, pasi që bëhet fjalë për një sasi të madhe të mjeteve. Ata shpresojnë se popullata vendase por edhe mërgimtarët do të ndihmojnë që vajza e tyre të ec vetë.Babai i Gentianës Bekimi, i papunë, thotë se vet nuk ka mundësi që të shërojë vajzën, që të njejtën ta dërgojë për kurim në Gjermani.”Operacioni jashta vendit kushton shumë. Nuk kemi aq mundësi, unë vet jam i papunë, kurse 30 mijë do e shëronin vajzën time. Ndihma e popullatës do të ishte e mirëseardhur”, thoët Bekimi. Familja 10 anëtarëshe Dauti nga fshati Kamjan jeton pa asnjë të ardhur ndërsa sëmundja e vajzës e ka rënduar edhe më shumë gjendjen në këtë familje.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *