Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë inspektimeve kontrolluese janë marrë tetë automjete nga transportuesit

Gjatë inspektimeve kontrolluese janë marrë tetë automjete nga transportuesit

6 prill-Kontrolli inspektues në bashkëpunim mke Minsitrinë e Punëve të Brendshme u zbatua në disa lokacione, në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të stacionit pagesor afër Gllumovës, në rrugën Shkup – Kumanovë dhe në Strumicë dhe rrethinë.

Gjithsej 8 automjete, dy minibusë, 3 furgonë udhëtues dhe tre automobilë të transportuesve të cilët nuk i kanë respektuar obligimet ligjore janë marrë këtë javë në suaza të aksionit kontrollues të Inspektoratit shtetëror për transport në pajtim me Ligjin për transport në komunikacionin rrugor.

Kontrolli inspektues në bashkëpunim mke Minsitrinë e Punëve të Brendshme u zbatua në disa lokacione, në autostradën Shkup – Tetovë në afërsi të stacionit pagesor afër Gllumovës, në rrugën Shkup – Kumanovë dhe në Strumicë dhe rrethinë.

Sipas Ligjit, është paraparë gjibë prej 500 eurove në kundërvlerë të debarit për personat të cilët kryejnë transport pa leje adekuate dhe pa licencë, si dhe marrje e përkohshme e automjetit që është përdorur për transport në periudhë prej gjashtë muajve deri një vit.

Kontrolli inspektues në transportin rrugor vazhdimisht po zhvillohet në të gjitha qytetet e vendit me qëllim të vendosjes së regullit në transportin në komuninacionin rrugor dhe respektim konsekuent i rregullave ligjore.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *