Home / Sport / Gjysmëfinalja e Kupës së Maqëdonisë: Renova beson se i’a del me Vardarin

Gjysmëfinalja e Kupës së Maqëdonisë: Renova beson se i’a del me Vardarin

“Jemi të gatshëm për sfidën që na pret në përballjet me Vardarin. Një kohë të gjatë mendojmë për gjysmëfinalen e Kupës dhe mendoj se të gatshëm fizikisht, tekniko-taktikisht, por edhe psiqikisht presim këtë sfidë. Vardari është skuadër cilësore, jo-rastësisht janë në vend të parë në tabelë, mirëpo ne besojmë se kemi kapacitet që të nxjerim rrezultat pozitiv në ndeshjen e parë, që më pas në fushën tonë të kërkojmë kualifikimin në finale”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Renovës, Bilall Velia.

Të mrkurën në program janë ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Skuadra e vetme shqiptare në këtë fazë, Renova e Xhepçishtit do të përballet me liderin e Ligës së Parë, Vardarin. Pritet që të jetë kjo një përplasje e fuqishme, pasi realisht Vardari deri tani ka treguar më shumë se çdo skuadër tjetër në kampionat, ndërsa në anën tjetër Renova gjithë ambiciet e saja i ka drejtuar pikërisht kah Kupa e Maqedonisë, të cilën e sheh si rrugë të vetme për të siguruar dalje në arenën ndërkombëtare. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Shkup, në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov dhe nga tabori i Renovës shpresojnë që nga ndeshja e parë të nxjerin rezultat pozitiv, para ndeshjes së kthimit në Tetovë. “Jemi të gatshëm për sfidën që na pret në përballjet me Vardarin. Një kohë të gjatë mendojmë për gjysmëfinalen e Kupës dhe mendoj se të gatshëm fizikisht, tekniko-taktikisht, por edhe psiqikisht presim këtë sfidë. Vardari është skuadër cilësore, jo-rastësisht janë në vend të parë në tabelë, mirëpo ne besojmë se kemi kapacitet që të nxjerim rrezultat pozitiv në ndeshjen e parë, që më pas në fushën tonë të kërkojmë kualifikimin në finale”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Renovës, Bilall Velia, i cili beson se Renova është e gatshme të përsëris kundër Vardarit rezultatet që mori në kampionat. “Edhe pse nuk është e falemenderueshme të bëjmë krahasime, mirëpo kujtoj që Renova në dy përballje me Vardarin në kampionat nuk ka humbur, e as ka fituar. Në fillim të sezonit në Shkup ndeshja përfundoi 0:0, ndërsa i njëjti rezultat u përsërit edhe në Tetovë. D.m.th. Renova veç më ka dëshmuar se mundet kundër Vardarit dhe tani neve na mbetet që këtë ta konfirmojmë në teren. Jemi të vetëdijshëm se këta përballje do të jenë ndryshe nga ata të kampionatit, mirëpo gjithashtu jemi të bindur për të dhënë maksimumin e mundësive tona”, porositi Veliu. Interesant është fakti se Bilall Veliu veç më ka luajtur një herë në finale të Kupës së Maqedonisë, kur vite më parë me Shkëndijën nuk arritën të fitojnë kupën, pas asaj humbje dramatike nga Makedonija Gj.P.. Tani ai beson në tjetër finale, por me kusht që kësaj rradhe të stoliset me titull. “Ajo humbje më dhemb ende dhe shpresoj që të më jepet rasti që me një titull eventual këtë vit, sa do pak ta qetësoj atë ndjenjë të atij dështimi. Normal që gjëra të këtilla ndodhin në sport dhe duhet pranuar. Por, kutjoj që me Shkëndijën aso kohe arritëm të prekim finalen dhe tani mundemi të bëjmë përsëri këtë gjë. Në skuadër kemi edhe të tjerë futbollistë që së bashku kemi luajtur në atë finale, në përjashtim të Ismailit, i cili ishte pjesë e skuadrës fituese. Besoj që së bashku tani të arrijmë të kualifikohemi dhe t’i sjellim Renovës titullin që i mungon. Normal, për momentin më e rëndësishme është ndeshja e parë, kur me rrezultat pozitiv do të hapnim rrugën drejt finales. Vetëm kujdesshëm, përqëndrim dhe angazhim maksimal dhe suksesi nuk do të mungojë”, porositi në fund Biall Velia. Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Renovës zhvillohet në orën 16:00, në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, ndërsa në të njëjtën kohë në stadiumin në Maxhari, zhvillohet gjysmëfinalja tjetërt, ku Rabotniçki përballet me Horizont Turnovën.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *