Home / Sport / Gomez: Nuk na tremb “Bernabeu”

Gomez: Nuk na tremb “Bernabeu”

“Ne, “Santiago Bernabeu” nuk na ngjall asnjë lloj frike”, ishin fjalët e sulmuesit.

Sulmuesi i Bajern Mynih, Mario Gomez, është i ndërgjegjshëm për vështirësinë e ndeshjes së sotme përballë Real Madrid dhe përmbysjeve spektakolare që kanë realizuar në fushën e tyre spanjollët. Por ai mendon se asgjë nuk mund të frikësojë skuadrën e tij që është mësuar të luajë në nivele të tilla, aq më tepër një stadium futbolli. “Ne, “Santiago Bernabeu” nuk na ngjall asnjë lloj frike”, ishin fjalët e sulmuesit.
Për golashënuesin më të mirë të Bajernit në kampionat (25 gola) dhe në Ligën e Kampioneve (12 gola), gjëja më pozitive do të ishte të shënohej në portën madrilene në këtë takim. “Neve mund të na vlejë edhe nëse shënojmë një gol në minutën e fundit”, theksoi autori i golit të fitores 2-1 pikërisht në këtë minutë të ndeshjes së parë mes dy skuadrave në “Allianz Arena” një javë më parë.
Mario Gomez ka treguar se ka parë me vëmendje ndeshjen e të shtunës mes Barcelonës dhe Realit, si dhe ka përgëzuar shokët e tij të kombëtares, Sami Kedira dhe Mesut Ozil për suksesin e kësaj skuadre. Për më tepër, Gomez e Kedira janë shokë të ngushtë, pasi kanë qenë pjesë e Shtutgartit kur kjo skuadër u shpall kampion në vitin 2007. Por ai e di që mesfushori nuk do t’i dhurojë asgjë në fushën e lojës, ashtu si edhe e anasjellta. “E përgëzoj Sami për golin e shënuar në këtë sfidë, por të mërkurën në darkë nuk jemi shokë”, tha ai.
Sulmuesi, ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, ka origjinë spanjolle dhe ka treguar për mediat e këtij vendi se ka ftuar në stadium të gjithë familjen e tij që jeton në Granada.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *