Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, komuna dhe ndihma e një mërgimtari shpresë për familjen Rexhepi

Gostivar, komuna dhe ndihma e një mërgimtari shpresë për familjen Rexhepi

23 prill-“Ju të gjithë e dini se në çfarë kushtesh kam jetuar. Pa rrymë, pa ujësjellës, pa dyer, e pa dritare. Mund ta paramendoni se si ndjehem tani kur e shoh se si afrohet dita kur do të hy në shtëpi të kompletuar”, theksoi Lazim Rexhepi, duke shprehur një faleminderim për kreun e komunës, Rufi Osmani.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, vizitoi familjen skamnore Rexhepi nga fshati Çajlë dhe kryefamiljarit Lazim Rexhepi, personalisht ia dorëzoi Aktvendimin për ndarjen e ndihmës financiare në vlerë prej 1000 eurosh.

Familja pesanëtarëshe Rexhepi, e cila një periudhë më të gjatë nuk kishte strehë mbi kohë, së shpejti do të bëhet me shtëpi të re falë humanitetit dhe solidaritetit të bashkëfshatarëve dhe biznesmenëve nga fshati Çajlë dhe më gjerë.

Iniciativën për strehim të familjes skamnore Rexhepi dhe ndërtimin e shtëpisë, e ngriti Elmaz Rexhepi, me punë të përkohshme në Zvicër, cili gjatë dimrit u siguroi strehim ndërsa para dy javësh ua dhuroi një parcelë ndërtimore në fshatin Çajlë, si dhe mundëson ndërtimin e shtëpisë.

Kryetari Osmani, bashkëfshatarit të vet Elmaz Rexhepit, i ndau Mirënjohje për solidaritetit dhe humanizmin e treguar në vepër, duke bërë apel deri te të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë, që të ndihmojnë sipas mundësive të veta ekonomike në zgjidhjen e problemeve jetike të skamnorëve që na rrethojnë.

“Është një rast emocionues, posaçërisht sepse e gjithë kjo ndodh në vendbanimin tim. Është një rast i rrallë që ndodh në kushte të krizës së madhe ekonomike sociale. Elmaz Rexhepi është një shok i imi i fëmijërisë i cili vendosi që të investojë në këtë objekt në vlerë prej 10 mijë eurosh dhe njëkohësisht të ndajë edhe parcelën e tij ndërtimore me po të njëjtën vlerë. Pra gjithsej 20 mijë euro çyshtë kontributi i tij. Uroj që fenomene të kësaj natyre të shoqërohen edhe me raste të tjera, ndërkohë që institucionet publike, siç është rasti i komunës, por edhe institucione tjera publike dhe donatorë të ndryshëm të ndihmojnë, sepse ne kemi shumë raste me probleme të shumta të banimit dhe ekzistencës’, theksoi Osmani duke apeluar për solidaritet dhe humanitet më të madh ndërmjet njerëzish për tejkalimin e kësaj situate.

“Ju të gjithë e dini se në çfarë kushtesh kam jetuar. Pa rrymë, pa ujësjellës, pa dyer, e pa dritare. Mund ta paramendoni se si ndjehem tani kur e shoh se si afrohet dita kur do të hy në shtëpi të kompletuar”, theksoi Lazim Rexhepi, duke shprehur një faleminderim për kreun e komunës, Rufi Osmani.

Për momentin, ka përfunduar ndërtimi i konstruksionit të shtëpisë, ndërsa së shpejti ajo do të meremetohet dhe do të mobilohet. Brenda disa javësh, familja skamnore pesanëtarëshe Rexhepi nga fshati Çajlë, do të hyjë në shtëpinë e re dhe do të jetojë një jetë normale, ashtu siç e meriton.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *