Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski nuk ka ndërmend ta ndrroje Jankullovskën

Gruevski nuk ka ndërmend ta ndrroje Jankullovskën

19 prill- “Ajo është strukturë që tregoi rezultate shumëfish më të fuqishme nga cila do strukturë deri më tani në MPB. Ajo është strukturë e cila në historinë e Maqedonisë së pavarur i bëri aksionet më të fuqishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk them se nuk ka dobësi dhe lëshime dhe sigurisht mundet edhe më mirë dhe më shumë, por ajo është struktura e cila tregoi se si duhet të udhëhiqet lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sipas ligjit edhe sipas vullnetit dhe me përkushtim të plotë”, tha Gruevski.

Nuk do ta ndërroj ministren e Punëve të Brendshme dhe nuk do të lejoj që të kthehet koha kur lulëzonte kriminaliteti. Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Nikolla Gruevski, në pyetjen e deputetit të LSDM-së opozitare, Goran Ivanovski. “Se di për të satën herë viheni përsëri në mbrojtje të Jankullovskës dhe merrni përgjegjësi për gjithë atë që ndodh në Maqedoni”, tha deputeti Ivanovski, i cili duke folur për vrasjen e pesëfishtë në Shkup dhe aksionin policor “Detonatori” akuzoi kreun e MPB-së se gjatë periudhës së kaluar ka lejuar që institucionet e sigurisë të cilat kanë për detyrë të mbrojnë qytetarët nga kriminaliteti, ata kanë mbrojtur dhe ndihmuar kriminelët. Këto konstatime, tha kreu i Qeverisë janë të pavërteta duke shtuar se MPB me tërë kapacitetin e vet, ditë e natë po punon në ndriçimin e vrasjes së pesëfishtë. “Ajo është strukturë që tregoi rezultate shumëfish më të fuqishme nga cila do strukturë deri më tani në MPB. Ajo është strukturë e cila në historinë e Maqedonisë së pavarur i bëri aksionet më të fuqishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk them se nuk ka dobësi dhe lëshime dhe sigurisht mundet edhe më mirë dhe më shumë, por ajo është struktura e cila tregoi se si duhet të udhëhiqet lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sipas ligjit edhe sipas vullnetit dhe me përkushtim të plotë”, tha Gruevski. Ai akuzoi LSDM-në se në kohën kur kjo parti ka qenë në pushtet nuk ka realizuar asnjë aksion policor për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin, ndërsa në situatën aktuale tha se opozita shfrytëzon tragjedinë për pikë politike si dhe bën obstruksione politike

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *