Home / Sport / Guardiola: Fitohet edhe me 10 lojtarë në zonë

Guardiola: Fitohet edhe me 10 lojtarë në zonë

Pep Guardiola ka përdorur ironinë për të treguar gjendjen shpirtërore të skuadrës së tij që u mund ndonëse dominoi të gjithë ndeshjen kundër Çelsit, ndërsa këta të fundit shënuan në gjuajtjen e vetme në portë që bënë gjatë të gjithë takimit.

“Ata janë favoritë tani, por ne kemi 90 minuta para dhe duhet të mundohemi të bëjmë më të mirën. Qëllimi ynë është që në ndeshjen e kthimit të krijojmë 24 raste për të shënuar si bëmë në këtë ndeshje dhe të shpresojmë që do të shënojmë. E dimë që për të shënuar duhen krijuar shumë raste para portës kundërshtare”.

“Ndoshta jemi skuadra që ka krijuar më shumë raste në ndeshjen jashtë fushe të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, por e dimë që të mos shënosh në transfertë dëmton mundësitë për kualifikim. Ata shënuan një gol dhe mendoj se e njëjta lojë do të shihet edhe në “Kamp Nou”, me 10 lojtarë në zonën e rreptësisë. Fituan dhe kjo do të thotë se Çelsi ka cilësi që ne nuk i kemi”.

“Meqë presim mbrojtje nga ata edhe në ndeshjen e dytë, duhet ta pranojmë këtë sfidë dhe të mundohemi të gjejmë mënyra si të shënojmë. Nëse duam që të cilësohemi si një ekip i madh, duhet ta pranojmë këtë sfidë dhe t’ia dalim mbanë. Unë nuk mund të kritikoj lojën e Çelsit dhe rezultatin. Ndeshjet nuk fitohen me mbajtje topi, në të kundërt do të kishim fituar çdo ndeshje që kemi luajtur deri më sot”, tha trajneri i katalanasve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *