Home / Sport / Guardiola i sigurt: Milani na shënon gol!

Guardiola i sigurt: Milani na shënon gol!

Pep Guardiola ka treguar respekt maksimal për Milanin para sfidës që skuadra e tij ka me kuqezinjtë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Ndonëse ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi në barazim pa gola, trajneri i katalanasve është i sigurt se kuqezinjtë do të shënojnë në Spanjë, pasi janë më të zotë të luajnë në kundërsulm.
“Është një ndeshje e rëndësisë së veçantë, pasi duam që të mbijetojmë në këtë turne. Do të na duhet të fitojmë medoemos, por edhe të jemi të kujdesshëm ndaj Milanit, që është në gjendje të të shënojë në çdo moment”.
“Milani është një skuadër italiane, mund të mbrojë me 8 lojtarë. Por unë besoj se do të na e bëjnë një gol. Për këtë arsye, gjatë javës kam punuar për aksionet pranë zonës së rreptësisë për të patur sa më shumë alternativa. Jemi të ndërgjegjshëm që Milani është një skuadër që mund të na dërgojë në shtëpi, është një skuadër që mbron dhe niset në kundërsulm shumë shpejt, janë më të mirë se ne në këtë lloj loje”, tha ai.
Trajneri i katalanasve ka bërë një batutë rreth pyetjes që iu bë për Mesin. “Mesi nuk shënon kundër italianëve? Ju italianët jeni shumë të zotë. Por nëse vazhdon të thuash se nuk shënon mund të ketë surpriza! Ibra? Duhet të mundohemi ta mbajmë sa më larg portës tonë”, ishin fjalët e Guardiolës.
Sulmuesi suedez është shqetësimi kryesor edhe i kapitenit të katalanasve, mbrojtësit Pujol, i cili ka pranuar aftësitë e jashtëzakonshme të milanistit. “Ibrahimoviç është i vështirë për t’u mbuluar, e njoh mirë. Teknikisht është i fortë dhe fizikisht arrin të bëjë diferencën. Duhet ta mbajmë sa më larg që të jetë e mundur nga porta jonë, por këtë nuk e bën dot një lojtar i vetëm. Ndaj tij duhet punë skuadre”, ishin fjalët e Pujol në konferencën për shtyp.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *