Home / Sport / Guardiola: Mesi-CR7 përmirësojnë njëri-tjetrin!

Guardiola: Mesi-CR7 përmirësojnë njëri-tjetrin!

“Konkurrenca mes njëri-tjetrit i përmirëson shifrat e tyre. Ata janë dy lojtarë që “hanë bukë veç” nga pjesa tjetër e futbollistëve në botë dhe ne jemi me fat që mund t’i gëzohemi lojës së tyre. Karanka thotë se Kristano është më i miri në botë? Shumë mirë!”, ishte komenti lakonik i Guardiolës.

Pep Guardiola i ka kushtuar një pjesë të konferencës së tij për shtyp krahasimit që bëhet aktualisht mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit. Ai nuk ka preferuar që të shpallë lojtarin e tij “më të mirin në botë”, siç kishte bërë pak minuta më para madrileni Aitor Karanka me CR7, por mendon se rivalitet i ndihmon dy futbollistët që të japin maksimumin.

“Konkurrenca mes njëri-tjetrit i përmirëson shifrat e tyre. Ata janë dy lojtarë që “hanë bukë veç” nga pjesa tjetër e futbollistëve në botë dhe ne jemi me fat që mund t’i gëzohemi lojës së tyre. Karanka thotë se Kristano është më i miri në botë? Shumë mirë!”, ishte komenti lakonik i Guardiolës.

Më pas ai ka folur përsëri për titullin kampion në Spanjë, duke konfirmuar qëndrimin e tij dhe duke vlerësuar sjelljen profesioniste të lojtarëve që ka në dispozicion.

“Nuk mund të komentoj çdo javë të njëjtën gjë që kam thënë atëherë. Po ju them vetëm se do të mundohemi që ta bëjmë këtë kampionat sa më të diskutueshëm që të jetë e mundur. Është gjë e mirë kur në një konferencë për shtyp thua se ndeshja e radhës është vendimtare, pasi do të thotë se ndeshja paraardhëse ka qenë shumë e mirë”.

“Lojtarët nuk sillen ndryshe tani në krahasim me të kaluarën. Ata e kanë kuptuar që nëse humbim, dalim si nga gara për kampionatin, ashtu edhe nga Liga e Kampioneve”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *