Home / Sport / Guardiola në kërkim të “spiunit”

Guardiola në kërkim të “spiunit”

Një çështje “spiunazhi” ka shpërthyer brenda skuadrës së Barcelonës, siç raportojnë vetë mediat sportive katalanase. Sipas tyre, Pep Guardiola ka filluar një hetim të brendshëm në skuadër për të mësuar se kush është futbollisti apo pjesëtari i stafit që komunikon pa leje me mediat e ndryshme.

Shkak është bërë formacioni i ndeshjes së “El Clasico”, ku që në orët e drekës të së shtunës, emisioni i njohur sportiv “Punto Pelota” dha më saktësi që Tiago dhe Tejo do të ishin titullarë kundër Real Madrid, ndërsa Pike e Fabregas do të uleshin në stolin e rezervave.
Këtë informacion nuk e dinte askush tjetër përveç lojtarëve të ekipit dhe stafit teknik, pasi rreshtimi ishte provuar vetëm të shtunën paradite në fushën e “Kamp Nou” pa praninë e mediave. Fakti që taktika e Barcelonës u mësua menjëherë nga mediat, ka inatosur trajnerin e katalanasve, i cili gjithmonë ka qenë i mendimit se skuadra është si një familje.
Për më tepër, Guardiola duhet të mendojë si të zgjidhë edhe çështjen e Pike, me të cilin duket se ka prishur çdo marrëdhënie. Lojtari do të dalë sot në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen me Çelsin dhe “zyrtarisht” pritet të deklarojë se nuk ka asnjë problem mes tyre.
Por burime të “Mundo Deportivo” bëjnë të ditur se sido që të shkojnë gjërat, rrugët e Guardiolës dhe mbrojtësit do të ndahen vitin e ardhshëm. Nëse Guardiola qëndron te Barcelona, lojtari do të shitet, ndonëse ai shihej si zëvendësuesi më i mundshëm i Pujol në të ardhmen. (

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *