Home / Sport / Guardiola: Titulli mbetet i pamundur!

Guardiola: Titulli mbetet i pamundur!

Ndonëse diferenca mes Real Madrid dhe Barcelonës është shkurtuar në 4 pikë, nga 10 që ishte më parë, Pep Guardiola vazhdon t’i qëndrojë besnik idesë së tij se Real Madrid e ka të fituar këtë titull kampion. Ai tregon se tashmë do të jetë shumë më e vështirë që madrilenët të lënë pikë, pasi do të jenë të përqendruar në maksimum, ndërsa Barça nuk po kalon një moment shumë të mirë për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.

“Ata mund të lënë pikë, ne jo. Tani është shumë më e vështirë se sa kur ishim 10 pikë pas tyre. Duket sikur ne e kemi marrë titullin kampion por në fakt 4 pikë diferencë janë shumë ndaj këtij Real Madrid. Ka shumë punë për t’u bërë, mjafton një gabim i yni dhe ata e kanë të fituar titullin”.

“Po ju kujtoj se asnjë skuadër në histori nuk ka mundur t’i rikuperojë 10 pikë Real Madridit. E përsëris që është thuajse e pamundur të marrim titullin. Mund të duket sikur po them gënjeshtra por unë vazhdoj të them atë që ndjej”.

Të gjithë mendojnë se e rëndësishme është të arrihet një diferencë prej 2 pikësh nga Reali, pasi mendohet që në ndeshjen direkte Barcelona do të dalë e fituar nga “Kamp Nou” duke rimarrë kreun e klasifikimit. Por Guardiola nuk e sheh në të njëjtën mënyrë.

“Kur të vijë Reali këtu do të shohim se si do të jetë situata dhe se çfarë mund të ndodhë. Ndonëse njerëzit e shohin si të fituar, kjo sfidë mund të humbet shumë lehtë. Për të dalë ne kampion duhet që të fitojmë 7 ndeshjet e radhës e kjo do të thotë që në total të kemi fituar 15 ndeshje radhazi, një arritje e pamundur për kushtet aktuale ku kemi shumë probleme me dëmtimet, sidomos në mbrojtje. Për këtë arsye u kam thënë edhe lojtarëve: Më pak buzëqeshje, më shumë vrapime”, deklaroi trajneri i katalanasve para sfidës së sotme me Getafen ku skuadra e tij mund të shkurtojë në 1 pikë diferencën me kreun, para derbit të Madridit që luhet të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *