Home / Sport / Hasi: Ja si refuzova Shqipërinë!

Hasi: Ja si refuzova Shqipërinë!

Besnik Hasi do të jetë edhe për të paktën tre vitet e ardhshme zëvendëstrajner te skuadra e Anderleht, pasi ka nënshkruar pak ditë më parë zgjatjen e kontratës së tij ekzistuese me këtë skuadër.

Siç ka konfirmuar vetë ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare të futbollit, kjo ishte arsyeja pse ai refuzoi të merrte drejtimin e kombëtares kuqezi.
“Në Shqipëri më priste gati një kontratë katërvjeçare si trajner i kombëtares. Financiarisht ishte shumë tunduese, por unë fola me Ariel Jakobs dhe Herman Van Holsbek. Në fund, presidenti Roxher Vanden Stok më kontaktoi dhe tha qartësisht se nuk mund të shkoja në Shqipëri”, ka treguar Hasi për mediat belge.
“Kam punuar për 10 vite të Anderlehti dhe pas një periudhe të tillë, gjaku merr pak ngjyrë të purpurt (ngjyra tradicionale e Anderleht). Roxher Vanden Stok dëshiron që unë të vazhdoj të ruaj kulturën e Anderlehtit. Kjo është ajo që unë vlerësova dhe i thashë jo Shqipërisë. Mediat atje më kanë kritikuar ashpër për këtë refuzim”, ishin fjalët e lojtarit që ka luajtur 46 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi.
Besnik Hasi ka qenë futbollist me skuadrën e Anderleht që nga viti 2000, deri në vitin 2006. Pasi ai braktisi futbollin e luajtur në vitin 2008, u kthye të bëhej pjesë e stafit teknik të skuadrës kampione të Belgjikës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *