Home / Lajme / Rajon / Haziri: Do të vije dita për shkëmbimin e territoreve

Haziri: Do të vije dita për shkëmbimin e territoreve

“Tash, hapi i dytë pas pavarësisë së Kosovës, është rishikimi në tërësi i kufijve, duke mos e prekur Maqedoninë dhe Bosnjën, por vetëm në raport me Serbinë”, ka thënë Haziri për “Tribuna Shqiptare”.

Beson se ‘vjen një ditë’ kur të gjithë do ta pranojnë si të natyrshme idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, sipas parimit të vitit 1956.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, e arsyeton këtë duke thënë se edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës kishte hezitime të mëdha, por pas 17 shkurtit, bashkësia ndërkombëtare ishte bindur se pavarësia është zgjidhja më e drejtë.

“Tash, hapi i dytë pas pavarësisë së Kosovës, është rishikimi në tërësi i kufijve, duke mos e prekur Maqedoninë dhe Bosnjën, por vetëm në raport me Serbinë”, ka thënë Haziri për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkohë, thotë se gjendja e tensionuar e krijuar këto 12 vjet në veri është duke shkuar drejt një spastrimit etnik të 17 për qind të territorit të Kosovës. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *