Home / Lajme / Maqedoni / Investimi në kohë krize, është patriotizëm

Investimi në kohë krize, është patriotizëm

3 prill-“Është një hap shumë i dobishëm jo vetëm për investitorin, por edhe për qytetarët, sepse një vend pune më shumë është një problem më pak. Ne, siç dihet, si vend kemi nevojë për vende të reja të punës dhe shpresoj të mos mbetet vetëm me investimin e Servet Merxhanit, por pas këtij investimi, të ketë edhe investime të tjera. Ne bëjmë të gjitha përpjekjet që investitorëve tu sigurojmë që kapitali i tyre të mos rrezikohet”, deklaroi Ahmeti

Është hedhur gurthemeli për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e metalit dhe të plastikës “Trim International” të martën në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës. Në këtë fabrikë pritet të punësohen rreth 50 persona, kurse vlera e investimit arrin në rreth 1.5 milionë euro. Në inaugurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kreu i Komunës së Tearcës, Isen Asani dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal dhe atij qendror. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij se të investosh në këtë kohë krize, është më shumë se patriotizëm.
“Është një hap shumë i dobishëm jo vetëm për investitorin, por edhe për qytetarët, sepse një vend pune më shumë është një problem më pak. Ne, siç dihet, si vend kemi nevojë për vende të reja të punës dhe shpresoj të mos mbetet vetëm me investimin e Servet Merxhanit, por pas këtij investimi, të ketë edhe investime të tjera. Ne bëjmë të gjitha përpjekjet që investitorëve tu sigurojmë që kapitali i tyre të mos rrezikohet”, deklaroi Ahmeti..

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *