Home / Lajme / Maqedoni / Italiani Fiore pranon fenë islame

Italiani Fiore pranon fenë islame

17 prill- Ishte ky një moment shumë i gëzuar për të gjithë muslimanët e në veçanti për z.Parko Fiore i cili gëzimin e pranimit të fese Islame e shprehi me lotë në sy, lotë të cilët shprehnin gëzimin dhe kënqesinë e përqafimit të fese Islame ku dhe sinqerisht shprehi se Allahu di t’ia falë mëkatet dhe do t’ia pranoje pendimin”, tha Xhaferi

Parko Fiore i krishteri nga Roma e Italisë në xhaminë e fshatit Kamjan të Tetovës u konvertua në fenë islame. Pas takimit me një mergimtarë nga fshati Kamjan në Itali Parko Fiore i lindur në vitin 1949 në Milano të Italise, filloi edhe interesimin për fenë Islame, pasi i njejti tek muslimanët shihte një shembull të mire të një muslimani i cili në Itali kishte shkuar për të siguruar kafshatën e bukës, por sjellja e tij konform parimeve Islame isnspiruan atë që ai të fillloje edhe të lexoje për fene Islame literaturë të ndryshme e kryesisht Kur’ani Kerimin. “I njejti disa vite me radhë pushimet verore i kalonte në Tetovë tek personi që e kishte njoftuar si mergimtarë. Gjatë qëndrimit në Tetovë ai kishte vizituar Institucione fetare dhe objekte të xhamive të ndryshme nga edhe ishte inspiruar se është fjala për një fe të natyrshme dhe të pastër. Më në fund ishte dëshira e tij që shprehjen e shehadetit-“deklaratën Islame”, ta shpreh para udhëheqësve shpirtërorë të muslimanëve të Tetovës”, tha Namik Xhaferi sekretar në muftininë e Tetovës. Kështu që ne prezencën e Muftiut te Tetoves, Alifekri efendi Esatit, kryeimamit Ejup efendi Selmanit dhe mysaforëve të shumtë ai deklaroi se me vetëdeshirë dhe pa dhunë pranon fenë Islame si fe të veten duke e shprehur Shehadetin. Ndonëse është lutur që të jep prononcim për gazetën ai nuk ka pranuar për shkaqe emocionale por duke lënë hapësirë që në të ardhmen të shprehet publikisht për konvertimin e tij. Ai pritet që së shpjeti të bëjë edhe ndrimin e emrit dhe të filloj regullisht të respektoj të gjithë kushtete islame. “ Ishte ky një moment shumë i gëzuar për të gjithë muslimanët e në veçanti për z.Parko Fiore i cili gëzimin e pranimit të fese Islame e shprehi me lotë në sy, lotë të cilët shprehnin gëzimin dhe kënqesinë e përqafimit të fese Islame ku dhe sinqerisht shprehi se Allahu di t’ia falë mëkatet dhe do t’ia pranoje pendimin”, tha Xhaferi. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *