Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovski: Punonjësit e administratës nuk do të përjashtohen nga puna, madje edhe nëse janë suficit në ndonjë institucion

Ivanovski: Punonjësit e administratës nuk do të përjashtohen nga puna, madje edhe nëse janë suficit në ndonjë institucion

8 prill-Lidhur me procesin e “numërimit” në administratë, ministri thotë se këtu kanë pasur probleme që Gjykata Kushtetuese ka sjellë disa vendime, fillimisht në shëndetësi, pastaj në kulturë dhe në ndërmarrjet publike të formuara nga komunat, ndërmarrjet publike të formuara nga Qytetit i Shkupit, se duhet të fshihen nga regjistri i nëpunësve publikë.

Punonjësit e administratës nuk do të përjashtohen nga puna, madje edhe nëse janë suficit në ndonjë institucion, thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

“Ne sollëm ndryshime në ligjet për nëpunësit shtetërorë dhe për nëpunësit publik ku mundësohet mobilizim. Nëse në disa institucione përcaktohet suficit, numër më i madh i të punësuarve sesa që është e nevojshme në atë moment, atëherë të mund dy funksionarët të kontraktojnë marrëveshje institucioni i cili ka deficit të mund të marrë punëtorë. Bëhen analiza të këtilla për kontrollin e personave të cilët në njëfarë mënyre janë të përcaktuar nga institucioni si suficit dhe persona të cilët duhet të kalojnë në ndonjë institucion tjetër, që t’u mundësohet para së gjithash atyre të kenë punë, të ndjehen të dobishëm në institucion”, thekson Ivanovksi.

Atij institucioni i cili ka deficit, shton, t’i ndihmohet me institucionin i cili ka suficit.

Lidhur me procesin e “numërimit” në administratë, ministri thotë se këtu kanë pasur probleme që Gjykata Kushtetuese ka sjellë disa vendime, fillimisht në shëndetësi, pastaj në kulturë dhe në ndërmarrjet publike të formuara nga komunat, ndërmarrjet publike të formuara nga Qytetit i Shkupit, se duhet të fshihen nga regjistri i nëpunësve publikë. Për t’u përkujtuar, shton ai, ne regjistrin e bëmë që në qershor, por duhej institucionet vetëm të mbushin të dhënat për të punësuarit, ndërsa kjo gjë shkonte me vështirësi.

“Edhe krahas asaj që një pjesë e mediave vazhdimisht spekulonin se Ministria nuk e ka përgatitur regjistrin, ka dy terma të cilat duhet të ndahen, njër është regjistri i cili ishte gati, dy raporti”, thotë Ivanovski.

Në administratën shtetërore ka 14.800 të punësuar, ndërsa në administratën publike, pasi Gjykata Kushtetuese e ndërpreu degët që i përmenda, shton ai, mbetën një numër i vogël, rreth 10.700 të punësuar. “Përndryshe numri i plotë i të punësuarve në administratë është 118 mijë”, deklaroi ministri Ivo Ivanovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *