Home / Lajme / Maqedoni / Jankulloska: Hetimi shkon në drejtim të mirë

Jankulloska: Hetimi shkon në drejtim të mirë

17 prill -“MPB punon 24 orë, janë mobiluara të gjitha shërbimet dhe nuk ndalemi për asnjë moment. Punojmë në gjithçka që është e lidhur me vrasjen e pesëfishtë si prioritet më i madh, por edhe për gjitha rrethanat tjera në një mënyrë apo tjetër mund të sillen në relacion të ngjarjes, si dhe ngjarjes tjera të cilat në mënyrë të pashmangshme janë pjesë e jetës së përditshme” deklaroi Jankulloska.

Hetimi në lidhje me vrasjen e pesëfishtë makabër shkon në drejtim të mirë, vlerësoi sot ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska. Duke pasur para sysh se punohet një vëllim i madh i informatave dhe jashtëzakonisht vepër penale e rëndë dhe e komplikuar, ajo apelon për durim që të mund policia seriozisht të bëjë analizë dhe mos lejohet ndonjë informatë e cila mund të jetë thelbësore të mos përpunohet mjaft.

Jankulloska tha se polica ka informata serioze të cilat mund të zgjedhin përfundimisht rastin, por përsëriti se është e nevojshme kohë.

“MPB punon 24 orë, janë mobiluara të gjitha shërbimet dhe nuk ndalemi për asnjë moment. Punojmë në gjithçka që është e lidhur me vrasjen e pesëfishtë si prioritet më i madh, por edhe për gjitha rrethanat tjera në një mënyrë apo tjetër mund të sillen në relacion të ngjarjes, si dhe ngjarjes tjera të cilat në mënyrë të pashmangshme janë pjesë e jetës së përditshme” deklaroi Jankulloska.

Ajo informoi se ende nuk kanë përfunduar bisedimet me anëtarët më të afërt nga familjet e të vrarëve, ndërsa arsye për gjendja e tyre e përgjithshme sepse është shumë e logjikshme, tha Jankulloska ato janë në shok dhe stres të madh dhe nuk janë në gjendje të japin deklaratë e cila eventualisht mund t’i shërbejë policisë.

Ministrja Jankulloska informoi se pas publikimit të fotografive të automjetit për të cilin mendohet se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe supozohet se është e lidhur me vrasjen, MPB mori informata prej rreth 14 qytetarëve në linjën telefonike 199. Një pjesë e tyre, potencoi ajo, përputhen me supozimet e policisë dhe gjatë ditës së sotme vazhdon analiza e të gjithë informatave dhe vendosjen e tyre në kontekst të përfundimit të plotë të hetimit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *