Home / Lajme / Maqedoni / Jankullovska: Ulet numri i azilkërkuesve të rremë

Jankullovska: Ulet numri i azilkërkuesve të rremë

11 prill-“Përkundrazi, do të vazhdojmë të punojmë me intensitet të njëjtë siç atë e bënim edhe në vitin 2011 kur Republika e Maqedonisë si përgjigje të problemit që u paraqit mori një seri masash edhe në pjesën e veprimit parandalues, por edhe asaj represive” deklaroi Jankullovska sot pas përfundimit të konferencës rajonale për Dekadën e inkluzionit të romëve në vitet 2005-2015.

Ulet numri i të ashtuquajturve azilkërkues të rremë të cilët vijnë nga Republikën e Maqedonisë, pas marrjes së liberalizimit të vizave, por kjo nuk mundte në tërësi të na lërë të qetë në kuptim të asaj se duhet të ndërpritet me masat të cilat merren, është decide ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

“Përkundrazi, do të vazhdojmë të punojmë me intensitet të njëjtë siç atë e bënim edhe në vitin 2011 kur Republika e Maqedonisë si përgjigje të problemit që u paraqit mori një seri masash edhe në pjesën e veprimit parandalues, por edhe asaj represive” deklaroi Jankullovska sot pas përfundimit të konferencës rajonale për Dekadën e inkluzionit të romëve në vitet 2005-2015.

Ajo potencoi se në pjesën e veprimit parandalues, Qeveria përmes institucioneve kompetente zhvilloi fushatë intensive në terren, ku u vizituan një numër i madh i vendeve të banuara, kryesisht të banuara me romë, por edhe një numër të madh të komunave në Maqedoni, me qëllim qytetarë të informohen për thelbin e përmbajtjes të liberlaizimit të vizave. Janë bërë ndryshimeve të caktuara në rregullativën ligjore, ku janë paraparë sanksione më të ashpra për ato të cilët do ta keqpërdorin liberlaizimin e vizave, mes cilave edhe marrjen e pasaportave nëse konfirmohet se personi bën keqpërdorim, si dhe dënim me burg disa vite për ato të cilët paraqiten si organizator të grupeve “azilant të rrejshëm” edhe për ato të cilët sjellin deri në hutimin e qytetarëve të cilët nga cilatdo arsye janë vendosur për një hap të tillë.

“Janë ndërmarrë edhe një seri masash represive. Përveç disa padive penale për autotransportuesit dhe agjencitë turistike dhe dënime me të holla të cilat këto persona juridik, një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët nuk ishin në mundësi të dëshmojnë qëllimin e udhëtimit nuk mundeshin ta lëshojnë vendin, sepse punonjësit policor në pajtim me Kodin e Shengenit dhe Ligjin për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror vlerësuan se arsyet për të cilat konfirmojnë se udhëtarët nuk kanë arsyese të majftueshme gjegjësisht nuk kanë qenë në gjendje të ofrojnë dëshmi për këtë” deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *