Home / Sport / Juve, gati të vërë 3 yje në fanellë

Juve, gati të vërë 3 yje në fanellë

Avantazhi i 3 pikëve ndaj Milanit dhe 5 ndeshje të lehta në letër ndaj Çezenës, Novarës, Leçes, Kaljarit dhe Atalantës, e bëjnë arritjen mëse të mundur, por kanë filluar që tani debatet mbi mënyrën se si do ta cilësojë klubi këtë titull, të 30-tin si do tifozeria, apo të 28-tin që është zyrtarisht pas atyre dy të hequr nga “Calciopoli”.

Kur kanë mbetur vetëm 5 ndeshje deri në fundin e kampionatit, Juventusi i afrohet një titulli që pakkush do ta kishte imagjinuar në fillimin e këtij sezoni. Avantazhi i 3 pikëve ndaj Milanit dhe 5 ndeshje të lehta në letër ndaj Çezenës, Novarës, Leçes, Kaljarit dhe Atalantës, e bëjnë arritjen mëse të mundur, por kanë filluar që tani debatet mbi mënyrën se si do ta cilësojë klubi këtë titull, të 30-tin si do tifozeria, apo të 28-tin që është zyrtarisht pas atyre dy të hequr nga “Calciopoli”.
Juventusi mund të vendosë në fanellë yllin e tretë pranë stemës, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, pasi faktikisht, askush nuk e ndalon që ta bëjë një gjë të tillë. Rregullorja e aktivitetit i lejon klubet që të “zbukurojnë” si të duan fanellat, ndërsa yjet pranë stemës janë një zgjedhje individuale e klubeve, ndonëse rregulli i pashkruar thotë që një prej tyre simbolizon 10 tituj të fituar.
Vetë presidenti Andrea Anjeli mendohet të jetë një partizan i kësaj ideje, pasi prej kohësh po lufton kundër Ligës së Futbollit e sidomos Federatës Italiane, për të rimarrë titujt që i janë hequr ekipit, e për më tepër që një prej tyre i ka kaluar Interit.
Në këtë “sfidë” ndaj organeve drejtuese të futbollit italian, ai do të kishte mbështetjen e tifozerisë e cila mendon se titujt e viteve 2005 dhe 2006 u janë hequr në mënyrë të padrejtë, siç kanë kërkuar me ngulm me koreografinë në stadium gjatë ndeshjes kundër Interi me 26 mars.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *