Home / Lajme / Maqedoni / Kacin e dënoi vrasjen e pesë personave në Smillkovcë

Kacin e dënoi vrasjen e pesë personave në Smillkovcë

16 prill-Është e domosdoshme të përcaktohet se kush është përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm me çka do të shmanget atmosfera e pasigurisë dhe mosbesimit. Liderët e Maqedonisë dhe organet shtetërore duhet të bëjnë gjithçka që do të pengonte shpërthimin e përleshjeve etnike”, thekson Kacin.

Nënkryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jellko Kacin sot në një deklaratë me shkrim e dënoi vrasjen e pesë personave në fshatin Smillkovcë të Shkupit.

“Vrasja makabër e pesë qytetarëve të Maqedonisë duhet të ndriçohet sa më parë. Organet hetuese dhe gjyqësore duhet punën e tyre ta përfundojnë në mënyrë efikase dhe në themel me çka do të përcaktohen të gjitha elementet. Është e domosdoshme të përcaktohet se kush është përgjegjës për këtë krim të tmerrshëm me çka do të shmanget atmosfera e pasigurisë dhe mosbesimit. Liderët e Maqedonisë dhe organet shtetërore duhet të bëjnë gjithçka që do të pengonte shpërthimin e përleshjeve etnike”, thekson Kacin.

Sipas tij, asnjë bashkësi etnike nuk ka lidhje me këtë vepër kriminale. Vrasësit, siç thekson, kanë emër dhe mbiemër dhe ata duhet të identifikohen.

Ai i përshëndeti angazhimet e deritanishme të ministres Gordana Jankulloska që hetimi të dalë i suksesshëm.

“Ky krim i tmerrshëm është përkujtues tragjik se sa zhvillimi në integrimin dhe anëtarësimin në BE dhe NATO i nevojiten shoqërisë së Maqedonisë. Përleshjet ndëretnike në Maqedoni asnjëherë nuk guxojnë të përsëriten. Korniza politike dhe ekonomike e BE-së do të ishte kontribut i vlefshëm dhe kyç për stabilitetin në Maqedoni dhe mbarë Ballkanin Perëndimor”, thekson Kacin.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *