Home / Sport / Kazijas e pranon: Mund të humbim titullin!

Kazijas e pranon: Mund të humbim titullin!

Portieri i Real Madrid, Iker Kazijas, ka pranuar se skuadra e tij mund ta humbë titullin kampion që deri pak kohë më parë dukej i fituar. Barazimi pa gola ndaj Valencias i ka lënë madrilenët vetëm 4 pikë mbi Barcelonën ndjekëse, ndërsa pak kohë më parë ky avantazh ishte 10 pikë.

“Besoj se Real Madrid mund të humbë titullin kampion pasi Barcelona po lufton dhe ne nuk kemi fituar ende asgjë. Nuk e kemi thënë asnjëherë që e kishim të fituar këtë titull. Rivalët tanë janë në lojë dhe ne nuk duhet të flemë kur krijojmë diferenca prej 8 apo 10 pikësh”.

“Askush nuk e priste një rezultat kaq negativ në “Santiago Bernabeu” por kjo ishte një ndeshje e bukur dhe e fortë, e llojit që njerëzit shohin me kënaqësi në shtëpi. Ndoshta ne kishim më shumë raste për të shënuar, por edhe Valencia krijoi raste”, tha ai.

Ndërkohë, zëvendëstrajneri i Realit, Aitor Karanka, ka shpërthyer përsëri në akuza kundër gjyqtarëve, siç ndodh sa herë që madrilenët lënë pikë. Ai është shfaqur në konferencë për shtyp në vend të Zhoze Murinjos, i cili preferoi ta bënte “pushim” këtë javë.

“Gjykimi? Kishte 80 mijë të inatosur në stadium. Kur e themi ne duket sikur ankohemi kot, por këtë e pa gjithë bota. Mua më dha karton të verdhë gjyqtari se po flisja me ton normal. Para këtyre gjërave nuk mund të bëjmë asgjë, përveç të vazhdojmë të besojmë në punën tonë”, tha Karanka. Madrilenët pretenduan për dy penallti të padhëna në favor të Kristiano Ronaldos dhe një ndaj Benzema.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *