Home / Lajme / Maqedoni / Kontakti i instalacionit elektrik shkaktoi zjarr në Klinikën për radiologji

Kontakti i instalacionit elektrik shkaktoi zjarr në Klinikën për radiologji

6 prill-Nuk është shkaktuar zjarr i përmasave të mëdha sepse dera dhe dritaret e dhomës kanë qenë tërësisht të mbyllura dhe nuk ka apsur sasi të mjaftueshme të oksigjenit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse me kohë i kanë paralajmëruar të punësuarit që të mos e hapin derën.

Në Klinikën universitare për radiologji dhe onkologji mbrëmë ka shpërthyer zjarr, i cili është shkaktuar nga kontakti në instalacionin e ujëngrohësit në dhomën me numër 212. Nga zjarri nuk ka të lënduar e as pacientë të helmuar, kumtoi sot drejtoria e Klinikës.

Në kumtesën e Klinikës ceket se, sipas mendimit të teknikëve të Krim teknikës nga Minsitria e Punëve të Brendshme, është shkaktuar kontakt në instalacionin e ujëngrohësit në dhomën me numër 212. Pacientët nga dhoma fqinje e kanë dëgjuar shpërthimin, pas çka menjëherë nën derën e dhomës është paraqitur tym i dendur. Nuk është shkaktuar zjarr i përmasave të mëdha sepse dera dhe dritaret e dhomës kanë qenë tërësisht të mbyllura dhe nuk ka apsur sasi të mjaftueshme të oksigjenit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse me kohë i kanë paralajmëruar të punësuarit që të mos e hapin derën.

Zjarri ka shpërthyer mbrëmë në orën 23:13 minuta. Ekipi kujdestar i Klinikës ka vërejtur tym nën derën e dhomës së mjekëve me numër 212, pas çka menjëherë është informuar Shërbimi zjarrfikës, MPB-ja dhe drejtori i Klinikës. Zjarri është lokalizuar në orën 23:35 minuta. përveç dhomës me numër 212, asnjë hapësirë tjetër nuk është dëmtuar apo përfshirë nga zjarri. Pasi që është përcaktuar se nuk ka kurfarë rreziku për jetë të pacientëve dhe personelit, të sëmurët janë kthyer në dhomat e veta.

Trajtimet e pacientëve sot po kryhen pa pengesa dhe shtyerje

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *