Home / Lajme / Maqedoni / Kosova dhe Shqipëria shprehin keqardhje

Kosova dhe Shqipëria shprehin keqardhje

14 prill-MPJ shqiptare vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona. “MPJ u shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare. MPJ vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve në afërsi të Shkupit. “Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të thella për vrasjen makabre të pesë qytetarëve dhe shprehim indinjatën tonë për këtë akt të shëmtuar, duke pasur besim që kriminelët do të përballen me drejtësinë”, thuhet pos tjerash në telegramin e presidentes Jahjaga. Në fshatin Smillkovë të Shkupit, të enjten janë gjetur të vrarë pesë persona të etnitetit maqedonas.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *