Home / Sport / Krujf ose Van Gal për Liverpulin

Krujf ose Van Gal për Liverpulin

Pronarët amerikanë të klubit po shohin alternativat më të vlefshme dhe është mësuar se ata janë gati të paguajnë çdo shifër për të patur në bord një prej dy rivalëve historikë, Johan Krujf dhe Luis Van Gal.

Largimi nga Liverpuli i drejtorit sportiv Damien Komolli, ka hapur një skenar shumë interesant mbi emrat e mundshëm që pritet ta zëvendësojnë atë. Pronarët amerikanë të klubit po shohin alternativat më të vlefshme dhe është mësuar se ata janë gati të paguajnë çdo shifër për të patur në bord një prej dy rivalëve historikë, Johan Krujf dhe Luis Van Gal.

Shefi i klubit, Tom Uerner, bëri të qartë se tashmë synimi është të përdoret më mirë buxheti për të ndërtuar një akademi sa më prestigjioze, në mënyrë që skuadra të mos varet vetëm nga blerjet të cilat mund të rezultojnë të dështuara, si në rastin e Endi Keroll.

64 vjeçari Johan Krujf është një nga emrat më të njohur të futbollit botëror dhe është ideatori i ndërtimit të akademisë së famshme të Barcelonës. Aktualisht ai mban rolin e këshilltarit te Çivas Guadalahara dhe Ajaksi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pranon një vend pune të përhershëm në Angli.

Ndërkohë, Luis Van Gal është i papunë që prej periudhës kur u shkarkua nga detyra e tij si trajner i Bajern Mynih. Edhe ai është një “partizan” i rritjes së të rinjve, ndërsa ka ndërtuar një brez shumë të suksesshëm lojtarësh te Ajaksi në fillimin e viteve ‘90, futbollistë të cilët më pas u shpërndanë në të gjitha klubet më të famshme evropiane.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *