Home / Lajme / Maqedoni / Kryeparlamentarja Topalli takon Ahmetin dhe Thaçin

Kryeparlamentarja Topalli takon Ahmetin dhe Thaçin

3 prill-Pas takimit me Ahmetin dhe Thaçin, kryeparlamentarja Topalli e vizitoi Shtëpinë muze të Nënë Terezës, Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku dhe ndodhet përmendorja e Skënderbeut dhe Komunën e Çairit.

Kryeparlamentarja shqiptare Jozefina Topalli po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ajo në ditën e parë takoi liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçin. Ahmeti pas takimit është shprehur se Topalli ka shfaqur gatishmëri që Shqipëria ta ndihmojë Maqedoninë rreth anëtarësimit në NATO. “Ishte një takim i rëndësishëm me kryetaren e parlamentit të Shqipërisë, folëm për situatën në Shqipëri, në Maqedoni, në rajon për bashkëpunim edhe më të mirë edhe më të avancuar në të ardhmen mes institucioneve tona, mes parlamenteve tona, mes qeverive tona. Bashkëpunim i cili është i dobishëm si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit, por edhe për rajonin në përgjithësi. Gjithashtu zonja Topalli shfaqi gatishmëri që Shqipëria të na ndihmojë sa i takon anëtarësimit të Maqedonisë në NATO që vlerësoj që është një punë mjaftë e rëndësishme, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe përveç Shqipërinë edhe për rajonin”, tha kreu i BDI-së. Ndërsa Thaçi theksoi se në takimin me Topallin ka shprehur shqetësimin për bllokimin e procesit integrues të vendit. “Është rast i jashtëzakonshëm. Kisha kënaqësinë dhe nderin të takoj kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli. Biseduam për shumë çështje të brendshme të Maqedonisë, të Shqipërisë të regjionit, i dhashë vlerësimet e mia për trendet negative në Maqedoni dhe sigurisht edhe atë shqetësimin kryesorë se bllokimi i procesit integrues të gjitha sëmundjet e Maqedonisë i bënë shumë më të ashpra dhe më të rënda”, tha kreu i PDSH-së. Pas takimit me Ahmetin dhe Thaçin, kryeparlamentarja Topalli e vizitoi Shtëpinë muze të Nënë Terezës, Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku dhe ndodhet përmendorja e Skënderbeut dhe Komunën e Çairit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *