Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari Bexheti në Brown Forum në Kroaci

Kryetari Bexheti në Brown Forum në Kroaci

3 prill-Ministri Ekonomisë z. Radimir Čačić falënderoi të pranishmit dhe tha se forumi është një mundësi e mirë njohjeje mes përfaqësuesve të institucioneve të qeverisjes lokale dhe kompanive të suksesshme, me qëllim realizimin e projekteve për mirëqenie ekonomike. Në një lidhje video pjesëmarrësve në forum iu drejtua edhe Presidenti i Republikës së Koracisë Ivo Josipovic.

Kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti i shoqëruar nga Skender Palloshi morën pjesë në Brown Forum – forum i mundësive të zhvillimit ekonomik lokal të organizuar nga ambasada SHBA-ve në Opatija të Kroacisë.Në këtë forum morën pjesë më shumë se 160 përfaqësues të vetqeverisjes lokale dhe biznesmen të suksesshëm regjional bashkërisht me kolegët e tyre nga SHBA-të.
Qëllimi i forumit është krijimi i mundësive të bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe biznesmenëve të suksesshëm regjional si dhe ndihma reciproke me qëllim të ngritjes së standardeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Përfundimi i negociatave mes Kroacisë dhe BE-së, për anëtarësimin e saj të plotë në këtë familje të madhe, është një moment historik për të gjithë rajonin. Dyert e shtetit kroat janë gjerësisht të hapura për investime dhe patjetër se bëhet punë e vazhdueshme në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe fenomeneve tjera devijante. Vendet në rajon duhet të jetë konkurruese të denja dhe nuk do të mungojnë aspak investimet e huaja”, tha James B. Foley, ambasador i SHBA-ve në Kroaci i cili edhe e hapi Brown Forumin.

Ministri Ekonomisë z. Radimir Čačić falënderoi të pranishmit dhe tha se forumi është një mundësi e mirë njohjeje mes përfaqësuesve të institucioneve të qeverisjes lokale dhe kompanive të suksesshme, me qëllim realizimin e projekteve për mirëqenie ekonomike. Në një lidhje video pjesëmarrësve në forum iu drejtua edhe Presidenti i Republikës së Koracisë Ivo Josipovic.

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, pasi falënderoi për ftesën për pjesëmarrje në këtë forum tha se pjesëmarrja në forum është një mundësi për vendosjen e bashkëpunimit me komunat si motra dhe bizneset e të gjitha vendeve regjionale.

Kryetari Bexheti tha se ka siguruar lehtësi për të gjithë investitorët që janë të interesuar të investojnë në qytetin e Tetovës. “Sigurojmë lehtësi dhe garanci të plotë me qëllim thithjen e investimeve të huaja në qytetin tonë. Tetova paraqet një hapësirë tërheqëse, kemi Kodrën e Diellit ku mund të investohet dhe unë ju garantova lehtësi dhe siguri të plotë të gjithë atyre që dëshirojnë të investojnë në Tetovë”, tha kryetari Bexheti.

Në Brown Forum që mbahet në Opatija të Kroacisë nga Maqedonia ishte edhe biznesmeni i suksesshëm Arben Abdurhamani, gjithashtu në këtë forum mori pjesë edhe Senatori i Alaskës Mark Begich.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *