Home / Lajme / Maqedoni / Kryetarja e Parlamentit shqiptar për vizitë në Maqedoni

Kryetarja e Parlamentit shqiptar për vizitë në Maqedoni

2 prill-Në kuadër të vizitës Topalli nesër do të ketë takime me zëvendëskryeministren Teuta Arifi, me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa do t’i vizitoj edhe Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës dhe Komunën e Çairit.

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, nesër për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni do të udhëtojë homologia e tij shqiptare, Jozefina Topalli.

Në kuadër të vizitës Topalli nesër do të ketë takime me zëvendëskryeministren Teuta Arifi, me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa do t’i vizitoj edhe Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës dhe Komunën e Çairit.

Sipas kumtesës së Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, të cilën e transmetojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoni, Topalli në ditën e dytë të vizitës do të takohet me Veljanoskin ndërsa pas takimit do të mbajë fjalim para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. Janë paraparë edhe takime me gratë parlamentare, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov dhe nga kryeministri Nikolla Gruevski.

Nga mesi i këtij muaji është paralajmëruar edhe vizita e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, me ftesë të homologut të tij Gjorge Ivanov.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *