Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Renova kërkon kualifikimin në finale

Kupa e Maqedonisë, Renova kërkon kualifikimin në finale

“Tani më një kohë të gjatë e gjithë vëmendja jonë është drejtuar kah kjo sfidë. Kjo është gara ku ne kemi drejtuar ambiciet tona dhe për këtë qëllim jemi të gatshëm për të dhënë më shumë se 100 % ynë, me qëllim që të marrim rezultat që do të na dërgonte në finale. Do të jetë e vështirë, mirëpo ne besojmë se Renova do të jetë finalist i Kupës, të cilën më pas do të tentojmë edhe ta fitojmë”, deklaroi mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, pas së cilave do të mësohen emrat e dy skuadrave finaliste, të cilat do të diskutojnë fituesin e sivjetshëm të këtij kompeticioni. Renova në Tetovë pret Vardarin me rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Shkup, kur barazoi 1:1 përballë ekipit ‘kuqezi’. Ky rezultat sigurisht që është një favor i madh për xhepçishtasit, mirëpo në asnjë mënyrë nuk u garanton qetësi para kësaj ndeshje në të cilën priten 90-të minuta interesant. “Tani më një kohë të gjatë e gjithë vëmendja jonë është drejtuar kah kjo sfidë. Kjo është gara ku ne kemi drejtuar ambiciet tona dhe për këtë qëllim jemi të gatshëm për të dhënë më shumë se 100 % ynë, me qëllim që të marrim rezultat që do të na dërgonte në finale. Do të jetë e vështirë, mirëpo ne besojmë se Renova do të jetë finalist i Kupës, të cilën më pas do të tentojmë edhe ta fitojmë”, foli me optimizëm mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami, i cili kohëve të fundit luan në formë të shkëlqyeshme dhe pritet që të jetë arma kryesore e ‘gjipspunuesve’ në këtë përballje historike për skuadrën xhepçishtase. Renova që në stinotin vjeshtor humbi hapin me skuadrat e kreut të rendijtes në kampionat, duke kthyer vëmendjen pikërisht kah Kupa e Maqedonisë si rruga e vetme për të gjetur daljen në arenën ndërkombëtare, ku Renova është e pranishme vite me rradhë. Mirëpo interesant është fakti se daljen në Evropë Renova çdo herë e ka gjetur përmes kampionatit dhe kjo është hera e parë që përmes Kupës do të kërkohet diçka e tillë. “Jemi të vetëdijshëm se Renova vite me rradhë është pjesë e kupave evropiane dhe ne kemi përgjegjësi të madhe për të vazhduar këtë trend. Normal deri tani kampionati ka qenë gara përmes së cilës është prekur Evropa, ndërsa tani për herë të parë këtë do ta kërkojmë nëpërmjet Kupës. Njëkohësisht kjo është gara që duhet fituar, pasi Renova ka fituar titullin në kampionat dhe i mungon trofeu i Kupës të cilin do të provojmë ta fitojmë këtë vit, për të shkruar një tjetër faqe të lavdishme të skuadrës së Renovës. Normal për këtë do të flasim më vonë, pasi tani na presin 90-të minuta luftë e madhe me Vardarin, ku shpresojmë të dalim fitues”, përfundoi Bajrami, i cili tha se Renova do të luajë për fitore edhe pse edhe barazimi 0:0 do ta kualifikonte në finale, për shkak të reultatit 1:1 në ndeshjen e parë në Shkup. Kujtojmë se skuadra e Vardarit në këtë përballje vjen me probleme të caktuara për shkak të disa futbollistëve të lënduar, por që gjithsesi mbetet ekip për tu respektuar për kualitetin që posedon. Ndeshja Renova-Vardari zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00.

Rabotniçki beson në kualifikim

Përveç sfidës Renova-Vardari të mërkurën në program është edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Horizont Turnovës dhe Rabotniçkit. Dueli i parë në Shkup ndërmjet këtyre dy skuadrave përfundoi gjithashtu me barazimin 1:1, që në një mënyrë i jep një përparësi të vogël ekipit të Horizontit që tani do luajë në teren vendas. Mirëpo nga tabori i ‘romantikëve’ nuk planifikojnë të dorëzohen para kohe dhe paralajmërojnë atak në fitore. “Në ndeshjen e parë nuk arritëm të marrim epërsi para ndeshjes së kthimit, mirëpo tani jemi të vendosur për të kompensuar lëshimet e bëra. Normal respektojmë skuadrën e Horizont Turnovës, të cilët kanë futbollistë cilësorë, mirëpo ne do të luajmë për fitore dhe do të kërkojmë kualifikimin në finalen e Kupës. Besoj se kemi kapacitet për të bërë një gjë të tillë”, deklaroi mesfushori i Rabotniçkit, Bllagoja Todorovski.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *