Home / Sport / KUPA E MAQEDONISË, VARDARI – RENOVA 1:1

KUPA E MAQEDONISË, VARDARI – RENOVA 1:1

Vardari barazoi 1:1 me Renovën në një takim interesant, ku skuadrën tetovare vetëm disa sekonda e ndanin nga fitorja.

Të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e para të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë, në të cilat skuadrat vendase nuk arritën të sigurojnë epërsi para ndeshjeve të kthimit. Vardari barazoi 1:1 me Renovën në një takim interesant, ku skuadrën tetovare vetëm disa sekonda e ndanin nga fitorja. Renova zhvilloi pjesë të parë kualitative dhe avansoi në minutën e 20-të me autogolin e Vajs-it, pasi paraprakisht i vetmuar para portës doli Jancevski. Miqtë kishin mundësi përmes Eminit dhe Jancevskit të rrisin epërsinë, mirëpo pa mundin të sjellin golin e dytë. Në vazhdim Vardari doli në iniciativë dhe kishte disa mundësi të mira shënimi, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e 2-të të kohës shtesë, kur Stejpanoviq në tentimin për të harkuar befasoi Zendelin dhe vendosi rezultatin përfundimtar Vardai 1, Renova 1. Vlen të ceket se tifozët e Vardarit ‘Komitët’, përsëri nuk mundën të durojnë 90-të minuta pa ofenduar dhe disa herë shanin në baza nacionale. Edhe takimi tjetër gjysmëfinal ndërmjet Rabotnickit dhe Horizont Turnovës u mbyll me barazimin 1:1, që në shikim të parë skuadrës mysafire i jep përparësi para ndeshjes së kthimit, që në program do të jetë pas tre javëve.

Alsat-M.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *