Home / Sport / KV Shkëndija sot përballet me Vardarin

KV Shkëndija sot përballet me Vardarin

Volejbollistët e Shkëndijës janë optimistë për një paraqitje kualitative dhe paralajmërojnë se pikët do të mbeten në Tetovë.

Kampionët në fuqi të voljebollit të Maqedonisë, sot në Tetovë përballen me skuadrën e Vardarit nga Shkupi. Volejbollistët e Shkëndijës janë optimistë për një paraqitje kualitative dhe paralajmërojnë se pikët do të mbeten në Tetovë. “Respektojmë skuadrën e Vardarit, mirëpo pikët do të mbeten te ne. Ne kemi gabuar mjaft në xhirot paraprake dhe tani duam të kampim formën më të mirë, para pjesës më të rëndësishme të kampionatit. Pason play-offi në kampionat si dhe finalja e Kupës, megjithse duhet të zhvillojmë edhe ndeshjen e kthimit me Lirinë. Mirëpo me gjithë respektin që kemi për këtë skuadër, vlerësoj se në këtë moment jemi më kualiatativ, ndërsa bazuar edhe në rezultatin e ndeshjes së parë, si dhe të përballjes në kampionat, ne duhet të jemi skuadra që do luajë në finale. Shkëndija në asnjë moment nuk heq dorë nga mbrojtja e titujve në kampionat dhe Kupës, megjithse jemi të vetëdijshëm se këtë vit do ta kemi shumë më të vështirë”, deklaroi njëri prej volejbollistëve më me përvojë te KV Shkëndija, Naim Abazi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *