Home / Lajme / Maqedoni / Letra nga kongresmenët deri te Obama e rëndësishme, por për pranim në NATO është e domosdoshëm konsenzus dhe zgjidhje e emrit

Letra nga kongresmenët deri te Obama e rëndësishme, por për pranim në NATO është e domosdoshëm konsenzus dhe zgjidhje e emrit

3 prill-“Jam i sigurtë se sa të zgjidhet çështja e emrit, Maqedonia menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s. Do të bëjmë çmos që të ndihmojmë në procesin, por është vështirë të parashikohet se çka mund të ndodh para Samtimit në Çikago. Më herët apo më vonë Maqedonia do të hyjë në NATO dhe ne do të jemi shumë të lumtur kur të ndodh kjo”, deklaroi ambasadori amerikan.

Ambasadori amerikan në Maqedoni Poll Uollers sot e vlerësoi si të rëndësishme letrën që 54 kongresmenët e dërguan deri te presidenti Barak Obama, ku kërkojnë të sigurojë pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin në Çikago, por përsëriti se edhe krahas mbështetjes nga SHBA, i domosdoshëm është konsezusi prej të gjitha vendeve anëtare që për momentin është pamundësuar nga çështja e pazgjidhur e emrit.

“Ne veçmë kemi thënë se askush nuk dëshiron më shumë se Amerika dhe presidenti Obama, që Maqedonia të hyjë në NATO. Ne e mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, por NATO është organizatë, politika e së cilës bazohet në konsenzus. Patjetër duhet të ekzistojë konsenzus për çdo anëtar të ri të NATO-s. Momentalisht ekziston problem, gjegjësisht çështja e emrit, e cila paraqet problem për hyrjen e Maqedonisë në NATO”, deklaroi Uollers pas takimit me kryetarin e komunës së Gazi Bbaës, Toni Trajkovski.

Uollers theksoi se SHBA-ja ofron ndihmë për procesin, por megjithatë çështjen për emrin duhet ta zgjidhin Maqedonia dhe Greqia.

“Jam i sigurtë se sa të zgjidhet çështja e emrit, Maqedonia menjëherë do të bëhet anëtare e NATO-s. Do të bëjmë çmos që të ndihmojmë në procesin, por është vështirë të parashikohet se çka mund të ndodh para Samtimit në Çikago. Më herët apo më vonë Maqedonia do të hyjë në NATO dhe ne do të jemi shumë të lumtur kur të ndodh kjo”, deklaroi ambasadori amerikan.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *