Home / Lajme / Maqedoni / Libri i Jusuf Buxhovit promovohet në Tetovë

Libri i Jusuf Buxhovit promovohet në Tetovë

4 prill-Autori shpreson se me këtë studim që botohet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do t’i kontribuojë plotësimit të pasqyrimit të kuadrit historik të Shqipërisë së natyrshme, si një realitet shoqëror, kulturor dhe politik të qytetërimit perëndimor

Është promovuar në Tetovë libri “Kosova” me autor Jusuf Buxhovi. Ramadan Musliu, recensent i librit në tre vëllime, thotë se ky libër është një prodhim i një pune kolektive të institucioneve të caktuara. “Historia e Kosovës” në tre vëllime është një përpjekje kapitale e cila realizohet rrallë në tre vëllime të këtilla. Një prodhim i cili ka qenë një pune kolektive e institucioneve të caktuara. Kosova në tri libra, i pari që përfshinë antikën dhe mesjetën, i dyti që përfshinë kohën e Perandorisë Osmane dhe libri i tretë që kap kohën nga ndarja e Kosovës nga etnia shqiptare, pra atë të pushtimeve serbo-jugosllave e deri te ndërhyrja ndërkombëtare e NATOs dhe konfirmimi i Pavarësisë së shpallur në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, më 17 shkurt të vitit 2008, pasqyron kornizë historike që ka të bëjë me historinë e popullit shqiptar në përgjithësi”, thotë Musliu. Autori Jusuf Buxhovi tha se libri është një histori kritike pas gjithë këtyre ndryshimeve historike. “Kjo është një histori kritike, është e para që shkruhet nga historianë, sepse çdo popull, sidomos pas këtyre ndryshimeve, duhet ta ketë edhe historinë kritike që nënkupton rivlerësimet, rishqyrtimet ashtu si mendoj se duhet të jetë. Janë tri katër pika kryesore në të cilat unë mbështetem, pra periudha e antikitetit, periudha e pellazgëve, është teza ilire që historia botërore që njëqind e sa vite e ka thënë. Është pjesa e dytë, mesjeta, ku unë trajtoj se nuk ka pasur shtet maqedonas. Ky është kunstrukti i historisë serbo-madhe. Kanë qenë formacione tjera në kohën e bizantit, por jo shtet formuese, kurse në pjesën e tretë është periudha osmane”, tha Buxhovi. Autori shpreson se me këtë studim që botohet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do t’i kontribuojë plotësimit të pasqyrimit të kuadrit historik të Shqipërisë së natyrshme, si një realitet shoqëror, kulturor dhe politik të qytetërimit perëndimor, ku i ka rrënjët, pa marrë parasysh mozaikun shtetëror mbi të cilin qëndron ai dhe pa marrë parasysh dukjen e tij të tanishme dhe të ardhshme. Ramiz Tafilaj, nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing” thotë se ky libër i Kosovës është promovuar më 17 shkurt në ditën e Pavarësisë së Kosovës. “Është historia e parë e Kosovës, në të cilën Kosova nuk ndahet nga territoret e shqiptarëve. Ne kemi bërë një llogaritje të gabuar, pasi që në fillim kemi botuar 2000 mijë kopje dhe na është dashur për të trefishuar numrin e kopjeve, pra jemi duke e përkthyer edhe në gjuhen angleze, kurse botimi do të bëhet më 28 nëntor me rastin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar”, tha Tafilaj. Të hënën “Kosova” e Jusuf Buxhovit u promovua edhe në Shkup. Për këtë vepër të veçantë dhe mbi të gjitha të rëndësishme të historisë shqiptare në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti, folën Blerim Reka dhe Ramadan Musliu. “Shkupi është një protagonist shumë i rëndësishëm i veprës sime, sepse ai ka një rëndësi shumë të madhe në gjeografinë shqiptare. Ka qenë qendër e të gjitha ngjarjeve që nga antika, bizanti e veçmas gjatë Perandorisë Osmane”, tha ndër të tjera autori Buxhovi.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *