Home / Lajme / Maqedoni / Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasaodrin e BE-së në vend, Aivo Orav

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti u takua me ambasaodrin e BE-së në vend, Aivo Orav

6 prill-Proçesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO mund të fillojë me ftesën formale për tu bërë pjesë e aleancës që do të vijojë më pas me proçesin e ratifikimit të protokolit për anëtarësim nga ana e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO gjer në zgjidhjen e çështjes së emrit”, tha Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë ka zhvilluar takimin e parë protokollar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyer ndër vite midis të dy palëve me të vetmin qëllim, anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Lideri i BDI-së rikonfirmoi qëndrimin strategjik që Bashkimi Evropian mbetet prioritet i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, por edhe i Qeverisë në të cilën të gjitha resurset janë të angazhuara maksimalisht për plotësimin e krietereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Shpreh vlerësim të lartë për gatishmërinë e Bashkimit Evropian që Maqedonia të nis dialogun substancial me Brukselin duke mos humbur fare kohë në realizimin e reformave dhe përmbushjen e kriteriumeve të nevojitura për anëtarësim në BE”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së me këtë rast theksoi që sukseset e këtij vendi janë të përbashkëta me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe që kjo pak rrugë që na ka mbetur përpara, përsëri duhet ta bëjmë së bashku.

“Ky hap i rëndësishëm i Bashkimit Evropian duhet të shërbejë si model edhe për rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO duke gjetur një zgjidhje të përkohshme për tejkalimin e dallimeve që do të shërbente si moment inkurajues për të mbetur në proces. Proçesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO mund të fillojë me ftesën formale për tu bërë pjesë e aleancës që do të vijojë më pas me proçesin e ratifikimit të protokolit për anëtarësim nga ana e parlamenteve të vendeve anëtare të NATO gjer në zgjidhjen e çështjes së emrit”, tha Ahmeti.

Kjo mënyrë e zgjidhjes, shtoi lideri i BDI-së, ndihmohet edhe nga fakti që nuk ka nevojë të thirret samit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe që ky vendim mund të mirret në çdo kohë në takimit e Këshillit Veriatlantik.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet midis palëve në këtë kontekst dhe qasja konstruktive duhet të vazhdojë edhe në të ardhmën duke u intensifikuar edhe më tepër.

Ambasadori Orav theksoi që interes i Bashkimit Evropian është që vendet kandidate për anëtarësim në BE të bëhen anëtare fuqiplota të Unionit dhe që puna e tij është Maqedonia të marrë datën për fillim të negociatave sa më parë. Përfaqësusesi i BE-së tha që do të punojë me të gjitha palët për të arritur këtë qëllim, sepse Maqedonia ju takon të gjithëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *