Home / Lajme / Rajon / Lirohen dy policët kosovarë

Lirohen dy policët kosovarë

2 prill-Dy policët siç bëhet e ditur i janë dorëzuar misionit të EULEX dhe se ata janë kthyer në Kosovë. Zëdhënësi i i Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka theksuar se dy policët tashmë kanë hyrë në Kosovë dhe po mbahen për formalitete në stacionin policor të Lluzhanit.

Dy policët kosovarë janë liruar sot nga autoritetet e Serbisë, pas arrestimit të tyre të shtunën në zonën kufitare në Merdare.

Dy policët siç bëhet e ditur i janë dorëzuar misionit të EULEX dhe se ata janë kthyer në Kosovë. Zëdhënësi i i Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka theksuar se dy policët tashmë kanë hyrë në Kosovë dhe po mbahen për formalitete në stacionin policor të Lluzhanit.

Arrestimi i tyre bëri bujë në mediat serbe nga ekspozimi i fotografive të arrestimit nga ana e ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq, sipas të cilit policët kosovarë u arrestuan nga xhandarmeria për shkak të hyrjes së tyre në territorin e Serbisë. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi aktin e tillë të policisë serbe e ka quajtur si rrëmbim klasik dhe veprim në bazë të ligjeve të xhunglës. Reagime lidhur me arrestimin e dy policëve kanë pasuar nga institucione ndërkombëtare, vendore, MPJ e Shqipërisë dhe të gjitha partitë politike shqiptare në rajon.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *