Home / Sport / Londër 2012, hidhet shorti i futbollit

Londër 2012, hidhet shorti i futbollit

Për herë të parë që nga viti 1960, Britania e Madhe do të marrë pjesë me një skuadër mikse në këtë aktivitet, si vend organizator, ndërsa shorti nuk është se ka qenë shumë bujar me këtë ekip që ka fituar medaljen e artë vetëm në vitin 1912.

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo, ka tërhequr dje goglat e shortit të skuadrave të futbollit që do të marrin pjesë në Londër 2012.
Për herë të parë që nga viti 1960, Britania e Madhe do të marrë pjesë me një skuadër mikse në këtë aktivitet, si vend organizator, ndërsa shorti nuk është se ka qenë shumë bujar me këtë ekip që ka fituar medaljen e artë vetëm në vitin 1912.
Britanikët do të përballen me Uruguain, një ekip në radhët e të cilit mund të figurojë sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez. E vetmja kombëtare e lehtë në letër në këtë grup është ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi skuadra tjetër është Senegali, një prej ekipeve më të forta afrikane që ka disa lojtarë që aktivizohen pikërisht në kampionatin anglez të futbollit.
Ndërkohë, në grupet e tjera, Zvicra e futbollistëve shqiptarë Shaqiri e Xhaka, do të ketë si rival kryesor në grup Meksikën. Ndërsa Brazili i Neimar e Ronaldinjo, që kërkojnë medaljen e parë olimpike në futboll për këtë shtet, ka Bjellorusinë si kundërshtar më të fortë në grupin ku bën pjesë. Spanja, një prej pretendentëve kryesorë për medalje në këtë turne, do të duhet të ruhet nga Japonia, që ka patur një rritje të ndjeshme në futbollin e moshave gjatë viteve të fundit.

GRUPI A
Britani e Madhe, Senegal, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uruguai
GRUPI B
Meksikë, Kore e Veriut, Gabon, Zvicër
GRUPI C
Brazil, Egjipt, Bjellorusi, Zelandë e Re
GRUPI D
Spanjë, Japoni, Honduras, Marok

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *