Home / Sport / LPFM, Java e 24: Teteksi pret Shkëndijën

LPFM, Java e 24: Teteksi pret Shkëndijën

Derbi i Tetovës përsëri tërheq vëmendje të madhe në Ligën e Parë të futbollit në vend, kur nga tabori i Shkëndijës vijnë paralajmërime për fitore në ‘transfertën’ me Teteksin. Renova do të jetë mysafire e Horizontit, Metalurgu takohet e Ohrid 2004, ndërsa Napredoku pret Vardarin. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën, në përjashtim të takimit Rabotniçi-Bregallnica, që në program është të shtunën.

Fundjava në Ligën e Parë të futbollit në vend sjell ndeshjet e xhiros së 24, ndërsa në qendër të vëmendjes përsëri do të jetë qyteti i Tetovës, ku do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës. Këta dy skuadra u ndeshën para dy javësh dhe në një takim të qetë, rezultati përfundimtar ishte 0:0. Tani të dy ekipet paralajmërojnë lojë për fitore dhe ky fakt është paralajmërim i mirë për një lojë interesante. “Mendoj se kësaj rradhe nuk kemi hapsirë për kalkulime. Kemi treguar paraqitje të dobëta kohëve të fundit dhe besoj se tani është koha për të përmirësuar performansën tonë. Shkëndija nuk ka haruar të luaj futboll dhe besoj se duke filluar nga kjo ndeshje ne do të arrijmë të rrikthejmë formën tonë. Teteksi në ndeshjen e kaluar tregoi se është i paprështatshëm por që orientohet në lojë defanzive dhe ne kësaj rradhe jemi të bindur të shkatërojmë lojën e tyre dhe të gëzojmë tifozët tanë me fitore nga kjo përballje”, foli me optimizëm mesfushori i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi. Trajneri Osmani në këtë sfidë do të jetë pa kapitenin Nebi Mustafi, i cili në ndeshjen e kaluar me Ohrid 2004 u ndëshkua me karton të verdhë, duke çuar në 5 numrin e kartonave që automatikisht nënkupton pauzë prej një ndeshje. Takimi Teteksi-Shkëndija zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00. Skuadra tjetër tetovare, Renova, pas barazimit 1:1 me Vardarin në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, tani do të luajë në transfertë me Horizontin në Turnovë të Strumicës. Horizonti gjithashtu në mesjavë kishte përballje në gjysmëfinale të Kupës, dhe duket se të dyja ekipet në këtë ndeshje hyjnë pak sa të lodhura. Gjithsesi vendasit pretendojnë fitoren për të shmangur pozitat e rrezikut, ndërsa Renova shkon me ambice për tre pikë, me të cilat do të përforcohej në mesin e katër skuadrave të para në renditje. Në ndeshjet tjera të së dieës, Ohrid 2004 pret Metalurgun, 11 Oktomvri takohet me Sileksin, Napredoku do të sfidojë Vardarin, ndërsa ndeshja ndërmjet Rabotniçkit dhe Bregallnicës zhvillohet ditën e shtunë.

Dyshet e javës së 24:
Rabotniçki-Bregallnica,
Teteksi-Shkëndija,
Horizont T.-Renova,
Ohrid 2004-Metalurgu,
11 Oktomvri-Sileksi,
Napredoku-Vardari.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *