Home / Sport / LPFM, java e 25-të: Renova pret 11 Oktomvrin

LPFM, java e 25-të: Renova pret 11 Oktomvrin

“Ne jemi në seri pozitive dhe mendoj se kemi gjetur formën e duhur. Tani përballemi me 11 Oktomvrin të cilët megjithë pozitën në renditje, realisht kanë ekip shumë të papërshtatshëm që nuk meriton ndoshta vendin e fundit. Se sa të papërshtatshëm janë ata, ne patëm mundësinë të shohim në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë, kur ky rival na rëmbeu një pikë. Tani ne jemi të bindur se mund t’i fitojmë, por këtë mund ta bëjmë vetëm me koncentrim maksimal dhe angazhim gjatë 90-të minutave lojë”, u shpreh mesfushori i Renovës, Sajmir Fetahi.

Nxitjet futbollistike në vend vazhdojnë edhe në mesjavë kur në program janë ndeshjet e xhiros së 25-të. Pa ndonjë ndeshje që mund të marrë epitetin e derbit, dhe në kushte kur Vardari duket i sigurtë në vendin e parë, ndërsa Metalugu dhe Shkëndija thuajse kanë siguruar daljen në Evropë, kjo javë pritet që të japë disa përgjigje përfundimtare për skuadrat që pretendojnë shmangjen e pozitave të rrezikut në renditjen tabelare. Renova e Xhepçishtit pas barazimit 1:1 me Vardarin në gjysmëfinale të Kupës dhe fitores 1:0 përballë Horizontit në kampionat, tani në atmosferë pozitive pret përballjen me ‘fenerxhiun’ e tabelës 11 Oktomvrin. Në mesin e futbollistëve të Renovës mendojnë vetëm për fitore, mirëpo njëkohësisht janë të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke kërkuar koncentrim maksimal në këtë përballje, pasi të gjithë e dijnë se pikërisht 11 Oktomvri ishte skuadra që befasoi Renovën në Tetovë në ndeshjen e parë të stinorit pranveror. “Ne jemi në seri pozitive dhe mendoj se kemi gjetur formën e duhur. Tani përballemi me 11 Oktomvrin të cilët megjithë pozitën në renditje, realisht kanë ekip shumë të papërshtatshëm që nuk meriton ndoshta vendin e fundit. Se sa të papërshtatshëm janë ata, ne patëm mundësinë të shohim në ndeshjen e parë të zhvilluar në Tetovë, kur ky rival na rëmbeu një pikë. Tani ne jemi të bindur se mund t’i fitojmë, por këtë mund ta bëjmë vetëm me koncentrim maksimal dhe angazhim gjatë 90-të minutave lojë”, u shpreh mesfushori i Renovës, Sajmir Fetahi. Në ndeshjet tjera Vardari përballet me Ohrid 2004 në kërkim të pikëve të reja, Bregallnica e Genx Isenit përballet me Napredokun, Metalurgu pret Teteksin, ndërsa Sileksi takohet me Rabotniçkin. Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Turnovës zhvillohet të ejnten në Tetovë.

Dyshet e javës së 25-të:
Renova-11 Oktomvri,
Vardari-Ohrid 2004,
Bregallnica-Napredoku,
Metalurgu-Teteksi,
Sileksi-Rabotniçki,
Shkëndija-Horizont T. (e ejnte).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *