Home / Sport / LPFM,RENOVA MUNDI 3:2 11 OKTOMVRIN

LPFM,RENOVA MUNDI 3:2 11 OKTOMVRIN

Në stadiumin e qytetit në Tetovë në një ndeshje me pesë gola, skuadra e Renovës mundi 11 Oktomvrin me rezultatin 3:2.

Sot në program ishin pesë ndeshje të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit në vend në të cilat skuadrat favorite nuk lejuan befasi dhe arkëtuan pikë maksimale. Në stadiumin e qytetit në Tetovë në një ndeshje me pesë gola, skuadra e Renovës mundi 11 Oktomvrin me rezultatin 3:2. Jançevski dhe Nuhiu shënuan për epërsi 2:0 të Renovës, ndërsa Geshovski dhe Aceski sollën barazim 2:2, duke paralajmëruar befasi. Mirëpo gjërat erdhën në vendin e duhur në minutën e 66-të, kur Jançevski me golin e tij të dytë personal shënoi për rezultat 3:2, që në fund u tregua të jetë rezultati përfundimtar i kësaj përballje. Në ndeshjet tjera Vardari 4:0 mundi Ohrin, Bregallnica fitoi 3:2 Napredokun, Metalurgu me rezultat 5:0 deklasoi Teteksin, ndërsa Sileksi mori fitore minimale 1:0 përballë Rabotniçkit. Java e 25-të kompletohet të ejnten kur në Tetovë në ndeshjen e fundit të xhiros Shkëndija pret Horizont Turnovën.

Dyshet e javës së 25-të:
Renova-11 Oktomvri 3-2,
Vardari-Ohrid 2004 4-0,
Bregallnica-Napredoku 3-2,
Metalurgu-Teteksi 5-0,
Sileksi-Rabotniçki 1-0,
Shkëndija-Horizont T. (e ejnte).

Faton Zylbehari, TV Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *