Home / Lajme / Maqedoni / LSDM me kritika për huanë e re nga ‘Dojçe Bank

LSDM me kritika për huanë e re nga ‘Dojçe Bank

18 prill-Marijanço Nikollov, deputet nga LSDM dhe kryetar i Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet në konferencën për media përmendi se zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski ka pranuar se pas tre muajve Buxheti kolabon, ndërsa shteti patjetër në mënyrë shtesë të marrë hua.

LSDM-ja opozitare sot vlerësoi se nuk ka pasur nevojë për huanë e fundit prej 250 milionë eurove nga “Dojçe Bank” nëse Qeveria hiqte dorë nga shpenzimet joproduktive.

Marijanço Nikollov, deputet nga LSDM dhe kryetar i Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet në konferencën për media përmendi se zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski ka pranuar se pas tre muajve Buxheti kolabon, ndërsa shteti patjetër në mënyrë shtesë të marrë hua.

“Nëse e pranonte Qeveria insistimin e LSDM-së, të heq dorë nga shpenzimet joproduktive në Buxhet, tani nuk do të kishte nevojë nga kredi” tha Nikolov.

Ai vlerësoi se edhe kredia e fundit nuk do të jetë e mjaftueshme nëse vazhdon mënyra e menaxhimit të deritanishëm me të hollat e buxhetit dhe nuk shkurtohen shpenzimit joproduktive.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë miratoi ribalancin e buxhetit për vitin 2012, duke shkurtuar buxhetin prej 4,5 deri në 5 për qind. Ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi se me ribalancin zvogëlohen të dalurat e përgjithshme buxhetore prej 7,6 miliardë denarë. Sipas tij, shkurtimi i buxhetit është bërë për shkak të recesionit që është ndjerë edhe në ekonominë e Maqedonisë, ashtu sikur në shumë vende anëtare të BE-së. Ministri Stavrevski deklaroi se me ribalancin do të përmirësohet likuiditeti në ekonominë vendore.

“Në çdo pjesë të buxhetit do të ketë kursime dhe shkurtime, si më kryesore në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, transfereve dhe harxhimeve kapitale”, theksoi ministri Stavrevski.

Partitë opozitare shqiptare kanë akuzuar se me ribalancin janë shkurtuar investimet kapitale nëpër zona shqiptare, edhe ate prej 8 – 12 për qind.

Ministria e Financave ka parashikuar inflacion prej 2,8 për qind dhe se kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve gjatë muajve të fundit, dhe sidomos nga ndikimi i rritjes së çmimit të naftës në bursat botërore.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *