Home / Lajme / Maqedoni / Makina e tipit “Opel” e ndërlidhur me vrasjen e pesëfishtë

Makina e tipit “Opel” e ndërlidhur me vrasjen e pesëfishtë

16 prill-Sipas policisë, gjurmë të gjetura në këtë makinë disa kilometra nga vendi i krimit ndërlidhen me vrasjen dhe autorët e saj. MPB ka theksuar se hetimet po përparojnë dhe se është zbuluar profili i vrasësve, por akoma identiteti i tyre.

Makina e dyshuar që u gjet nga policia e Maqedonisë 10 kilometra nga vendi i vrasjes së pesëfishtë është e modelit më të vjetër “Opel”, njoftojnë mediat maqedonase.

Sipas policisë, gjurmë të gjetura në këtë makinë disa kilometra nga vendi i krimit ndërlidhen me vrasjen dhe autorët e saj. MPB ka theksuar se hetimet po përparojnë dhe se është zbuluar profili i vrasësve, por akoma identiteti i tyre. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska ka theksuar se po vazhdojnë hetimet intensive dhe bashkëpunimi me policitë rajonale.

FDBK: Në Smilkovc nuk kanë vrarë shqiptarët.

Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar (FDBK), një lëvizje politike e dalur nga formacioni ushtarak AKSH ka theksuar se vrasja e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit nuk është vepër e kryer nga shqiptarët.

“FDBK me përgjegjësinë më të lartë moralo-politike, deklaron se, vrasja makabër e 5 (pesë) të rinjëve sllavo-maqedonas nuk është vepër e shqiptarëve, sepse shqiptaret, gjatë gjithë historisë së luftërave të tyre për liri dhe pavarësi kombëtare, asnjëherë nuk kanë vrarë pas shpine, siç kanë bërë të tjerët ndaj tyre”, thekson kjo lëvizje politike që drejtohet nga veprimtari Gafurr Adili nga Kërçova.

Sipas komunikatës së kësaj lëvizje, kjo vrasje makabër do të jetë vepër vetëm e qarqeve serbo-greke.

“Qarqe të cilat dëshirojnë që përmes skenarëve të tillë të realizojnë qëllimet e tyre ekspansioniste mbi krijesën artificiale pa emër dhe edhe pa mbiemër (IRJM-në), të cilës vetëm serbo-greket, dhe asnjëherë SHQIPTARËT, jo vetëm nën IRJM, por as edhe Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, nuk ia kanë kontestuar as emrin, dhe as identitetin shtetëror e kombëtar, siç ka bërë dhe vazhdon të bëjë Greqia, apo Kisha Autoqefale, si Serbia”, thekson FDBK.

Kjo lëvizje kërkon që në hetimet për zbardhjen e vrasjes të kyçen struktura inteligjente dhe hetimore ndërkombëtare, pasi që siç thuhet në organet e larta shtetërore dhe hetimore në Maqedoni kanë ndikim të madh segmentet serbe.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *