Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit mes njerëzve më të palumtur në botë

Maqedonasit mes njerëzve më të palumtur në botë

5 prill-Sipas hulumtimit, shtete Ballkanike të cilat kanë qenë pjesë e hulumtimit, Kosova zë vendin e 68, Shqipëria pozitën e 88, Mali i Zi ndodhet në pozitën e 86, ndërsa Sllovenia ndodhet në vendin e 49, pas së cilës pason Kroacia në vendin e 58, Serbia dhe B e H janë më poshtë se këto, ndërsa bindshëm më keq në Ballkan ndodhet Bullgaria, e cila është ndër dhjetë shtetet më të palumturat në Botë

Hulumtimet e Universitetit “Kolumbia“ në SHBA tregojnë se Maqedonia ndodhet mes shteteve qytetarët e të cilëve janë më të palumtur në botë. Nga 156 shtetet në të cilat është bërë hulumtimi, Maqedonia ndodhet në vendin e 127 në botë sipas pranisë së lumturisë në shtet, ndërsa më të lumtur se qytetarët e Maqedonisë janë ata të shtetit të Pakistani në pozitën e 85-të, të Libisë në pozitën e 81-të por edhe të Vietnamit të cilët zënë vendin e 65-të.

Sipas hulumtimit, shtete Ballkanike të cilat kanë qenë pjesë e hulumtimit, Kosova zë vendin e 68, Shqipëria pozitën e 88, Mali i Zi ndodhet në pozitën e 86, ndërsa Sllovenia ndodhet në vendin e 49, pas së cilës pason Kroacia në vendin e 58, Serbia dhe B e H janë më poshtë se këto, ndërsa bindshëm më keq në Ballkan ndodhet Bullgaria, e cila është ndër dhjetë shtetet më të palumturat në Botë.

Greqia ndodhet në vendin e 42-të, ndërsa Spanja në të cilën thuajse për çdo ditë ka protesta, parregullsi dhe papunësi rekorde, sipas hulumtimit u gjend në vendin e 22 të vendeve më lumtura në botë.

Sipas Universitetit “Kolumbia” shteti më i lumtur është Danimarka, ndërsa pas saj pasojnë Finlanda dhe Norvegjia. SHBA-ja ndodhet në vendin e 11-të. Në listën e shteteve afrikane Togo është vendi në të cilin arsyet për lumturi janë më të pakta.

Raporti ka përfshirë më shumë kategori të njerëzve dhe arsye shoqërore në periudhën 2005 dhe 2011.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *