Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia është partneri më i mirë i Kosovës në rajon

Maqedonia është partneri më i mirë i Kosovës në rajon

26 prill-Zëvendëskryeministri i Maqedonisë ka potencuar se Pakoja e Ahtisarit dhe Marrëveshja e Ohrit janë marrëveshje ndërkombëtare që garantojnë të drejtat e bashkësive etnike dhe marrëveshje që përjashtojnë dhunën për arritjen e qëllimeve që ekzistojnë në shoqëri.

Maqedonia dhe Kosova janë dy vendet të cilat kanë mardhëniet më të shkqëlqyera ndërmjet dy vendeve. Kufiri i Kosovës më Maqedoni është i vetmi i cili është demarkuar që do të thotë se të dy vendet janë vende mike dhe vende që nuk kanë pretendime teritoriale në mes tyre.

Kosova dhe Maqedonia kanë bashkëpunimin më të mirë në rajon ndërmjet tyre krahasuar me vendet tjera si në fushën ekonomike, politike, kulturore. Kështu vlerësuan sot në Prishtinë zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur kënaqësinë që Qeveria e Kosovës ka pritur zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi duke theksuar se vizitat e tilla i theksojnë marrëdhëniet e shkëlqyera ekonimike, kulturore, bashkëpunimit tregtar, më i miri në rajon me Maqedoninë.

“Përveç kësaj, me Maqedoninë Kosova ka 14 marrëveshje bilatere që flet për mërrëdhënie dhe bashkëpunim të mrekullueshëm. Maqedoninë e kemi një partner ekonomik, politik dhe ndërkombëtar. Kosova e mbështet fuqishëm në rrugën e saj të integrimeve dhe zëvendëskryeministri Xhaferi është nje njëri me një vizion përtej Maqedonisë dhe Kosovës, është një vizion evropian dhe këto bisedime vetëm po shtojnë bashkëpunimin tonë”, deklaroi në konferencën për media Ministri i Punëve i Jashtme të Kosovës, Enver Hoxha.

Ai theksoi se është biseduar për ndërtimin e një autostrade ndërmjet dy vendeve për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Zëvendëskryeministri Musa tha se Maqedonia dhe Kosova kanë një të ardhme të përbashkët në rrugën e tyre të integrimin dhe bashkëpunimi i mirë që cdo ditë e më shumë thellohet ndihmonë të dy vendet të ecin me hapa të sigurtë drejt të armes së përbashkët evropiane. bashkëpunim më të lartë të mundshëm në të gjittha fushat. “Ne si dy vende fqinje kemi nevojë që ti drejtohemi njëra tjetërës për për rrugën tonë të integrimeve”, deklaroi Musa Xhaferi në Prishtinë.

Zëvendëskryeminsitri Xhaferi vlerësoi se Maqedonia përkrah qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj për integrimin e veriut të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë ka potencuar se Pakoja e Ahtisarit dhe Marrëveshja e Ohrit janë marrëveshje ndërkombëtare që garantojnë të drejtat e bashkësive etnike dhe marrëveshje që përjashtojnë dhunën për arritjen e qëllimeve që ekzistojnë në shoqëri.

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës do të punojmë në rritjen e investimeve ndërmjet dy vendeve duke krijuar kushte insfrastrukturore për biznesin dhe tregtinë e lirë, ndërsa të dy qeveritarët ftuan bizneset të investojnë në të dy vendet.

Zëvendëskryeministri Xhaferi ka sqaruar për mediat kosovare për marrëveshjet e Maqedonisë me Shqipërinë dhe Serbinë për lëvizje të lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime, marrëveshje që do të nënshkruhet edhe me Kosovën dhe me Malin e Zi, sapo qytetarët e këtyre dy shtetet të pajisen me letërnjoftime biometrike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *