Home / Lajme / Rajon / Maqedonia kërkon viza për kosovarët?

Maqedonia kërkon viza për kosovarët?

19 prill-
“Është e vërtetë që janë duke i kthyer prapa dhe po u kërkojnë vizë hyrëse për në Maqedoni”, ka thënë administratori Luma. Mësohet se vetëm nga Glloboçica janë rreth 20 punëtorë, 30 nxënës dhe rreth 15 studentë, të cilët udhëtojnë përditë për në Tetovë.

Policia kufitare e Maqedonisë i ka kthyer prapa qytetarët e Kosovës, të cilët kanë tentuar ta kalojnë kufirin shtetëror për të hyrë në Maqedoni, të enjten. Policia maqedonase i ka rekomanduar qytetarët kosovarë që për të hyrë në këtë shtet paraprakisht të aplikojnë për vizë në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë.

Nga ky vendim i palës maqedonase më së keqi e kanë pësuar nxënësit, studentët dhe punëtorët e fshatit Glloboçicë, të cilët punojnë e studiojnë në Tetovë, njofton “Zëri”.

Jeton Luma, nxënës i vitit të dytë në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, është njëri nga ata i cili është kthyer prapa nga policia maqedonase në kufirin e Glloboçicës.

“Policia kufitare e Maqedonisë më ka kthyer prapa. Më thanë se për të hyrë në Maqedoni, së pari duhet të shkoni dhe të aplikoni për të marrë vizë në Ambasadën e Maqedonisë në Prishtinë”, ka pohuar Luma, i cili shprehet i shqetësuar për humbjen e mësimit.
Kthimin e qytetarëve nga policia maqedonase e ka konfirmuar edhe administratori i këtij fshati kufitar, Zymer Luma.

“Është e vërtetë që janë duke i kthyer prapa dhe po u kërkojnë vizë hyrëse për në Maqedoni”, ka thënë administratori Luma. Mësohet se vetëm nga Glloboçica janë rreth 20 punëtorë, 30 nxënës dhe rreth 15 studentë, të cilët udhëtojnë përditë për në Tetovë.

Burime policore në Kaçanik kanë thënë ndërkaq se, në kufirin e Hanit të Elezit nuk është kthyer asnjë qytetarë nga policia maqedonase.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i pyetur nëpërmjet telefonit, ka thënë se nuk ka informacione se është duke ndodh diçka e tillë. “Nuk kam informacione të tilla, por nëse kjo është duke ndodhur mendoj se duhet të aplikohen masat reciproke edhe për qytetarët e Maqedonisë të cilët tentojnë të hyjnë në Kosovë”, ka porositur kryetari Suma.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *