Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia me historinë e vjedhur po shëron komplekse

Maqedonia me historinë e vjedhur po shëron komplekse

12 prill-“Ata vazhdimisht vendosin buste, për shkak se janë popull i krijuar nga gjysma e dytë e shekullit të 20. Ata janë komb pa histori dhe vazhdimisht përvetësojnë histori të huaj si Mbretin tonë Samoil, më pas maqedonasit antik apo Aleksandrin. Kjo tregon se ata nuk besojnë në identitetin e tyre. Kjo është e qartë se ata nuk besojnë dhe në këtë mënyrë shërojnë komplekset”, deklaroi akademiku Markov në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve “Fokus”.

Drejtori i Institutit të Historisë pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bullgarisë, akademik Georgi Markov ka theksuar se Maqedonia po dyshon në identitetin e saj, për shkak se nuk ka histori të saj.

“Ata vazhdimisht vendosin buste, për shkak se janë popull i krijuar nga gjysma e dytë e shekullit të 20. Ata janë komb pa histori dhe vazhdimisht përvetësojnë histori të huaj si Mbretin tonë Samoil, më pas maqedonasit antik apo Aleksandrin. Kjo tregon se ata nuk besojnë në identitetin e tyre. Kjo është e qartë se ata nuk besojnë dhe në këtë mënyrë shërojnë komplekset”, deklaroi akademiku Markov në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve “Fokus”.

Sipas tij, është e paqartë se si një vend me papunësi marramendëse harxhon 250 milion euro për përmendore, dhe në anën tjetër asnjëherë nuk arrijnë të sqarojnë se përse dy heronjtë e vendosur Goce Dellçev dhe Dame Gruev janë të vendosur në kuaj, pasi që nuk ekziston asnjë fotografi ku ata duken të fotografuar në kuaj.

“Ata që bëjnë këtë janë breza me tru të shpërlarë. Fëmijëve i tregojnë përmendoret e mëdha dhe i rrëfejnë se si kanë qenë të mëdhenjë dhe duhet të jenë të mëdhenjë. Por kjo dëshirë duke vjedhur historinë e huaj do ti pengojë në të ardhmen”, deklaroi akademiku Markov.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *