Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia përfshihet në aksionin botëror për pastrimin e mbeturinave

Maqedonia përfshihet në aksionin botëror për pastrimin e mbeturinave

11 prill-
Qëllimi i fushatës që e inicojnë deputetja Liljana Popovska dhe asociacioni “Hajde Maqedoni”, është është animimi i të gjitha resurseve kombëtare në dispozicion në aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e mbeturinave në rrethinë, si dhe zhvillimin e vetëdijes për veprim të rregullt me të.

Me fushatën “Maqedonia pa mbeturina 2012”, përfshihemi në aksionin botëror për pastrimin e mbeturinave.

Qëllimi i fushatës që e inicojnë deputetja Liljana Popovska dhe asociacioni “Hajde Maqedoni”, është është animimi i të gjitha resurseve kombëtare në dispozicion në aksion gjithëpërfshirës për pastrimin e mbeturinave në rrethinë, si dhe zhvillimin e vetëdijes për veprim të rregullt me të.

“Maqedonia ka gjithsej 54 depo komunale, në të cilat përfundojnë rreth 70 për qind nga mbeturinat, 490.000 tonë në vit, ndërsa të tjerat 30 për qind ose 210.000 tonë tonë largohen në lokacione të shumta në afërsi të vendbanimeve që nuk marrin shërbim të organizuar për grumbullimin e mbeturinave, kryesisht afër rrugëve, lumejve dhe vendeve për piknik në natyrë. Kjo qartë tregon e tregon nevojën nga një aksion i tillë gjithëpërfshirës”, deklaroi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Stevo Temelkovski.

Fushata i përkrahur nga Qendra Ekologjike Rajonale (QER), ambasadat e Holandës, Sllovenisë dhe Suedisë, do të zbatohet tërë vitin dhe përfshin kombinim i disa aktiviteteve, aksione për identifikim të depove të egra, aksione për pastrimin e tyre, aktivitete edukative me programe të posaçme arsimore në drejtim të zhvillimit dhe ngritjes së vetëdijes te qytetarët, veprim me lloj të ndryshëm të mbeturinave.

Në këtë projekt do të angazhohen të gjitha institucionet relevante si: Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria a Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave së bashku me NP Pyjet e Maqedonisë, Ministria e Vetadministrimit Lokal, komunat dhe ndërmarrjet komunale publike, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Kryetari i Asociacionit “Hajde Maqedoni”, Antonio Jovanovski u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në ditët e pastrimit, 21 Prilli dhe në ditën kombëtare të pastrimit, 6 tetor.

Këtë vit, përveç në Republikën e Maqedonisë, aksioni për pastrimin e mbeturinave, i përkrahur nga Parlamenti evropian me 406 nënshkrime, do të zbatohet në mbi 85 shtete në botë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *