Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia stabile vetëm duke respektuar shqiptarët

Maqedonia stabile vetëm duke respektuar shqiptarët

7 prill-“Realisht Marrëveshja e Ohërit për mua quhet kontratë e pazbatuar dhe përfundimisht e dështuar. Ndoshta ka shumë aryse kurse fajtori kryesor është arbirtri që morri përsipër zbatimin dhe në këtë rast ajo është Bashkësia Evropiane që mori përsipër të jetë arbitër dhe nuk e ndoqi zbatimin e saj, tha Lame.

Maqedonia mund të reflektojë siguri në rajon nëse respekton shqiptarët dhe qytetarët e saj në mënyrë të barabartë. Në të kundërtën ajo do të mund të ishte një burim për destabilim të përhershëm. Kështu u tha gjatë një konference shkencore në Tetovë, të organizuar nga Instituti për studime gjeopolitike dhe siguri m temë maqedonia përballë sfidave në kuadër të sigurisë globale. Ish gjenerali i Shqipërisë Kuduse Lame, thotë se çdo mosvlerësim i qytetarëve është një hap drejt destabilizimit, është një hap drejt shkatërrimit.

“Shqiptarët nuk janë strukturë e një shoqate në Maqedoni, shqiptarët janë realisht nëse do të ketë guximin Maqedonia të bëjë rregjistrimin e saj të popullsisë ndoshta dua të them, kombi prioritar si sasi njerëzish në Maqedonia. Nëse duhet të instalohet një komb maqedonas për hatër të sllavo-maqedonasve duhet të respektohet ajo e kombit shqiptar në autoktoninë e tyre. Pa këtë nuk mund të ketë ardhmëri dhe perspektivë në Maqedoni, kush mendon ndryshe gabon dhe është mirë që të respektohet kombi shqiptarë këtu me gjenin dhe identitetin e tij.Është mirë ti jepet ajo që i takon dhe në këso kushte Maqedonia është e garantuar qind për qind në të kundërtën të jeni të sigurtë se Maqedonia nuk reflekton siguri”, tha Lame.

Ai mendon se Marrëveshja e Ohërit nuk është zbatuar dhe është një dështim I ndërkombëtarëve për të mbikqyrur atë drejt zbatimit.
“Realisht Marrëveshja e Ohërit për mua quhet kontratë e pazbatuar dhe përfundimisht e dështuar. Ndoshta ka shumë aryse kurse fajtori kryesor është arbirtri që morri përsipër zbatimin dhe në këtë rast ajo është Bashkësia Evropiane që mori përsipër të jetë arbitër dhe nuk e ndoqi zbatimin e saj . Është shteti maqedonas që e trajtoi si një mbyllje porte dikush mund të ngelte brenda dhe dikush jashta dhe vet shqiptarët që nuk u ulën dhe të thonë ngadalë se nuk shkohet më tutje pa zbatimin e saj. Ajo ishte një armëpushim për të vendosur qytetarinë dhe ajo vendoset kur në shtet ka luftë civile, në atë rast shteti duhet ti trajtojë të dy palët me të njejtat paramentra. Këtu ka ndodhur realisht e kundërta e saj, vlërsim për njërin krah, denigrim për krahun që ishte përabllë. Ushtria Çlirimtare Kombëtare është vlerë e shqiptarëve por edhe vlerë e Maqedonisë”, tha ai.

Ndërkaq, profesor doktor Nazmi Maliqi, thotë se për Maqedoninë krijohet një përshtypje se ka një destabilitet të brendëshme, raporte ndëretnike të çrregulluara dhe kjo mbështetet në gjendjen reale të incidenteve të llojeve të ndryshme që zhvillohen herë pas here.

“Por megjithatë subjektet politike në shtet, sidomos ata që përfaqësojnë këtë qeveri aktuale, mendoj se duhet të këndellen dhe të japin kahjet më të qarta të veprimtarisë së tyre për të krijuar një besim edhe tek të tjerët se Maqedonia duhet të rreshtohet bindshëm drejt integrimit në NATO dhe strukturat tjera evropian dhe çdo alternativë tjetër dëmton proceset për stabilitet të brendshëm por edhe që Maqedonia të ketë domethënie në politikat rregjionala” tha Maliqi.
Ndryshe, Konferenca të këtilla janë mbajtur më herët në Shqipëri dhe Kosovë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *