Home / Lajme / Maqedoni / Mbrojtja e pronës intelektuale e rëndësishme për investimet dhe konkurrencën

Mbrojtja e pronës intelektuale e rëndësishme për investimet dhe konkurrencën

25 prill-Mbi 70 për qind nga të ardhurat e përgjithshme në ekonominë botërore dalin nga veprimtaritë e suksesshme të cilat nënkuptojnë përfshirjen e teknologjive të reja. Për këtë, tregoi, mbrojtjen e teknologjive të reja është e rëndësisë së veçantë edhe në botë edhe këtu. Kjo nuk është sfidë vetëm në Maqedoni, por edhe ekonomive të zhvilluara

Gjithnjë e më shumë kompani të Maqedonisë interesohen për mbrojtjen e pronës intelektuale. Kjo çështje bëhet gjithnjë më e rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë nga aspekti i integrimit në tregjet e huaja, kushtet për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe konkurrenca e tyre.

Kjo është theksuar në Konferencën për mbrojtjen e të drejtave intelektuale, që mbahet sot në Shkup, në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Lufta për të ardhmen e tregut reduktohet me luftën për fuqi të brendit, porositën pjesëmarrësit në konferencë.

“Shkalla e mbrojtjes të të drejtave nga prona intelektuale është e drejtë proporcionale me numrin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja dhe këtu duhet të punohet pak, vlerësoi avokati Valentin Pepelugoski, i cili foli për nevojën nga mbrojtja e brendit për shkak të rritjes së vlerës së saj.

Sipas Pelepugovskit, në Maqedoni është rritur vetëdija për rëndësinë dhe vlerën e masave tregtare. Është rritur numri i paraqitjeve vendore në Entin shtetëror për pronë industriale, por edhe ruajtjen e markave të tyre jashtë vendit.

Kryetari i Odës ekonomike amerikane në Maqedoni Stevan Plavjanski përmendi se mbrojta e të drejtave të pronës intelektuale është e rëndësishme për investitorët e huaj, të cilët gjithmonë janë të interesuar nëse të drejtat tyre nga prona intelektuale do të mbrohen. Por përmendi, se kjo bëhet gjithnjë më e rëndësishme për bizneset e vogla dhe të mesme, por edhe për individë të cilët zhvillojnë produktet më të sofistikuara, inovojnë teknologji të reja dhe për këtë tani dhe për ne firmat vendore është gjithnjë më e rëndësishme sa janë të mbrojtura ato. Kjo është një komponentë e rëndësishëm i gjithë sistemit të konkurrencës” deklaroi Plevjanski.

Sipas Plevjanski, kërcimi i Maqedonisë në indeksin e mbrojtjes intelektuale prej 97 në vendin 87 në vitin 2011 në krahasim me vitin 2010 prej gjithsej 129 shteteve, tregon se jemi diku, por se bëhen përpjekje të mëdha që japin rezultate.

Mbi 70 për qind nga të ardhurat e përgjithshme në ekonominë botërore dalin nga veprimtaritë e suksesshme të cilat nënkuptojnë përfshirjen e teknologjive të reja. Për këtë, tregoi, mbrojtjen e teknologjive të reja është e rëndësisë së veçantë edhe në botë edhe këtu. Kjo nuk është sfidë vetëm në Maqedoni, por edhe ekonomive të zhvilluara . Të gjitha 20 vitet për të cilat mendohet se më shumë i kushtojnë kujdes mbrojtjes të të drejtave të pronës intelektuale gjendet mes 27 vendeve me konkurrencë më të madhe dhe e kundërta.

Konferenca për mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektuale mbahet me rastin e shënimit të Ditës për mbrojtjen e të drejtave nga prona intelektuale – 26 prill. Qëllimi është të ngritët vetëdija për rëndësinë dhe nevojën nga mbrojtja e brendit dhe rritjen e vlerës së tyre

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *