Home / Lajme / Maqedoni / “Me grusht tehut të thikës” të premten në Tetovë

“Me grusht tehut të thikës” të premten në Tetovë

12 prill-“Kjo është shfaqja e dytë brenda një harku të shkurtër kohor dhe kjo tregon se kemi një qasje serioze në Teatër dhe fillim të mbarë”, tha Aziri

“Me grusht tehut të thikës” është shfaqja e cila do të ngjitet të premten dhe të shtunën në skenën e Pallatit të Kulturës në Tetovë me regji të Sulejman Rushitit. Drejtori Teatrit të Tetovës Valmir Aziri thotë se kjo është shfaqja e dytë brenda dy javëve dhe kjo flet për seriozitetin e insitucionit që ai drejton. “Kjo është shfaqja e dytë brenda një harku të shkurtër kohor dhe kjo tregon se kemi një qasje serioze në Teatër dhe fillim të mbarë”, tha Aziri. Për regjisorin Sulejman Rushiti kjo shfaqe paraqet një mënyrë të re të punës në të cilën edhe spektatorët do të jenë pjesmarrës në vetë ngjarjen. Ndërsa aktorët Burhan Amitin dhe Naime Azi thonë se kjo është një sfidë e re për ta në skenë. Në këtë projekt do të luajnë aktorët Burhan Amiti, Elmir Sejfullai, Dritëro Ame, Naime Azi, Merita Çocoli – Sali, si dhe Zarije Jonuzi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *